Nën valën e akuzave për procesin e integrimit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vënë në shënjestër edhe ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato. Gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, kryedemokrati pretendoi se diplomati ka thënë në Bruksel se opozita nuk mbështet integrimin e Shqipërisë.
“Përsa i përket ambasadorit aktual, unë kam shprehur se ky sillet sikur të ishte ambasador i Edi Ramës. Mbase ky zotëri, në mënyrë të vërtetuar, ka transmetuar në Bruksel trillimet më të pavërteta ndaj opozitës, sikur opozita nuk është për integrimin. Për të mos treguar shumë gjëra të tjera. Dhe se, kur diskutohet nga Coelho pse nuk i hiqet imuniteti Lubi Ballukut, shkëlqesia e tij Gonzato thotë se ky është interpretimi shqiptar i imunitetit.”
Lideri i opozitës komentoi edhe protestën kombëtare të së premtes, duke u shprehur se Partia Demokratike është në rrugën e duhur për të rrëzuar qeverinë Rama.
“Natyrisht, duhet të jemi të vetëdijshëm se rruga paqësore nuk është një rrugë e shpejtë, si ndeshja në stadium, por është një rrugë e sigurt. Dhe, njëherë të siguroj se Edi Rama është në rreth të kuq. Është i gatshëm që, po të ishte gjallë e ndjera nënë, ta shiste edhe atë për lëkurën e vet.”
Berisha theksoi se së shpejti Partia Demokratike do të bëjë me dije edhe datën e protestës së ardhshme kundër qeverisë.
/vizionplus.tv





