Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
17 August 2026
Vizion fokus

Aksident tragjik, humbin jetën pesë adoleshentë

Hamasi i kërkon Trump të bëjë presion mbi Izraelin

Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq

Zjarr i madh përfshin një park kombëtar në Sllovaki

“Skafi mori flakë menjëherë”, i plagosuri rrëfen momentet e...

Përfundon dita e 79 e protestës, nis marshimi në...

Vlorë/ Shpërthen motori i skafit gjatë riparimit, 4 të...

Vijon të mbetet e rënduar situata në pyjet e...

Zjarret në Shqipëri/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra aktive,...

Tragjedi në brigjet e Libisë, 7 emigrantë humbin jetën...

“Na tmerron çdo natë”, 28-vjeçari i veshur me fustan kthen jetën e fqinjëve në ferr, endet me sëpatë dhe thikë në pallat (VIDEO)

8 Maj 10:24

Banorët e një pallati në Bronx po jetojnë prej javësh në frikë dhe panik për shkak të sjelljes së dhunshme dhe shqetësuese të një prej fqinjëve të tyre, i cili akuzohet se terrorizon vazhdimisht banorët e ndërtesës. Sipas mediave amerikane, bëhet fjalë për 28-vjeçarin Anthony Orosco, i cili është filmuar duke lëvizur në korridoret e pallatit me veshje femrash dhe duke mbajtur sende të rrezikshme në duar.

Pamjet që kanë qarkulluar në rrjet tregojnë të riun duke goditur dyert e fqinjëve me sëpatë dhe duke bërtitur në mënyrë kërcënuese. Në video të tjera, ai shihet duke lëvizur në korridore pa pantallona dhe këpucë, ndërsa banorët pretendojnë se është kapur edhe duke kryer veprime të turpshme në ambientet e përbashkëta të pallatit.

Banorët thonë se ndihen të pasigurt dhe kanë frikë të dalin nga apartamentet e tyre. “Ndonjëherë kemi frikë të ecim në korridore. Ai godet dyert e njerëzve dhe sillet në mënyrë agresive”, u shpreh një prej banoreve për mediat lokale.

Situata u përshkallëzua më 4 prill, kur 28-vjeçari dyshohet se hapi të gjitha vatrat e gazit në apartamentin e tij pa i ndezur, duke shkaktuar rrjedhje gazi në të gjithë ndërtesën. Shërbimet zjarrfikëse ndërhynë menjëherë dhe ndërprenë furnizimin me gaz, por sipas banorëve, ai e riktheu sërish, ndërkohë që lëvizte nëpër pallat duke pirë cigare, çka ngriti frikën për një shpërthim të mundshëm.

Autoritetet bëjnë me dije se Anthony Orosco nuk ka paguar qiranë prej janarit 2025 dhe ndaj tij është hapur procedurë dëbimi nga banesa, por procesi gjyqësor ende nuk ka përfunduar. Ndërkohë, ai është akuzuar edhe për dëmtim të kamerave të sigurisë dhe për kërcënim të një gruaje me shufër metalike jashtë apartamentit të saj.

Pavarësisht incidenteve të shumta dhe arrestimit nga policia, 28-vjeçari vazhdon të jetë i lirë me kusht, gjë që ka shtuar zemërimin dhe frikën e komunitetit. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të garantuar sigurinë në pallat dhe për të shmangur incidente më të rënda në të ardhmen.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
banori Bronx Fqinjet

Nga e njëjta kategori

Aksident tragjik, humbin jetën pesë adoleshentë

më shumë...

Hamasi i kërkon Trump të bëjë presion mbi Izraelin

më shumë...

Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq

më shumë...

Zjarr i madh përfshin një park kombëtar në Sllovaki

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:49

Aksident tragjik, humbin jetën pesë adoleshentë

10:47

Hamasi i kërkon Trump të bëjë presion...

10:31

Huthit sulmojnë një anije në Detin e...

10:29

Krem apo sprej kundër diellit? Ja cili...

10:16

Zjarr i madh përfshin një park kombëtar...

10:04

“Skafi mori flakë menjëherë”, i plagosuri rrëfen...

9:42

Përfundon dita e 79 e protestës, nis...

9:08

Si të dallojmë dikë që gënjen

9:02

Vlorë/ Shpërthen motori i skafit gjatë riparimit,...

8:47

Vijon të mbetet e rënduar situata në...

8:34

Zjarret në Shqipëri/ Ministria e Mbrojtjes: 7...

7:52

Tragjedi në brigjet e Libisë, 7 emigrantë...

7:47

Dita e 79-të e protestës, qytetarët marshojnë...

7:34

Sulm me armë, vriten 3 persona, mes...

7:26

Ushqimet që lehtësojnë fryrjen dhe qetësojnë tretjen

7:15

Irani kërcënon SHBA-në: Do të marrim vendime...

7:09

“Fluturoi helika më pas shpërtheu në flakë”,...

6:40

Fluks i lartë qytetarësh në pikën kufitare...

6:32

Aksident tragjik në Greqi, rrëzohet helikopteri gjatë...

6:18

Pamje të rënda! Momenti kur taksisti përplas...

Më të klikuarat

  • 42-vjeçari shqiptar i rrahu për vdekje nënën, mesazhi rrëqet...
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, Lamallari prezanton drejtorin...
  • Sulm me armë, vriten 3 persona, mes tyre një grua shtatzënë
  • Po udhëtonte nga Tirana drejt Bolonjës, shqiptari humb jetën...
  • Berisha: Ylli Zalla nuk u arrestua nga policia, por u vetëdo...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.