Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
05 May 2026
Vizion fokus

Alarm në Kremlin/ Masa ekstreme sigurie për Vladimir Putinin,...

PE miraton raportin për Shqipërinë, Ferit Hoxha: Konfirmohet progresi...

Situatë kritike në Lindjen e Mesme, SHBA godet anijet...

Trump: Irani do të “fshihet nga faqja e dheut”...

Ekonomia e Iranit buzë greminës për shkak të luftës

Spanja sekuestron sasinë rekord të drogës në Atlantik

Von der Leyen: Sulmet iraniane ndaj Emirateve janë të...

Makina përplas turmën e këmbësorëve në Leipzig, dy të...

Trump paralajmëron Iranin: Nëse sulmoni anijet amerikane, do t’ju...

Sulmi ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, Irani: Nuk kishim...

PE miraton raportin për Shqipërinë, Ferit Hoxha: Konfirmohet progresi i qëndrueshëm drejt BE-së

5 Maj 12:23

Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamenti Evropian (AFET) ka miratuar me 58 vota pro, 7 kundër dhe 7 abstenim Raportin e Progresit të Komisioni Evropian për Shqipërinë për vitin 2025, duke i dhënë një sinjal të fortë mbështetjeje rrugëtimit evropian të vendit. Në një reagim zyrtar, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, e cilëson këtë zhvillim si një vlerësim të qartë të përparimit të qëndrueshëm dhe angazhimit të palëkundur të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Postimi i ministrit Hoxha

Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian, AFET miratoi sot, me 58 vota pro, tekstin e Rezolutës mbi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2025.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e mirëpret këtë zhvillim të rëndësishëm, i cili përbën një vlerësim të qartë dhe të padiskutueshëm të përparimit të qëndrueshëm dhe të angazhimit të palëkundur të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Rezoluta përforcon gjetjet e Raportit të Komisionit Evropian, duke ofruar një pasqyrë të plotë, objektive dhe të balancuar mbi ecurinë e procesit të negociatave, thellësinë e reformave të ndërmarra dhe përputhjen e qëndrueshme të politikës sonë të jashtme me atë të Bashkimit Evropian dhe me rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

Ashtu si në dokumentet më të fundit të institucioneve evropiane, Shqipëria vlerësohet si një ndër vendet pararojë në procesin e zgjerimit. Theksohen përkushtimi ynë i qëndrueshëm, konsensusi i gjerë politik për integrimin evropian dhe mbështetja e fortë e qytetarëve për këtë proces. Hapja e të gjithë grup-kapitujve dhe ecuria e rregullt e procesit të negociatave mbeten dëshmi konkrete e ritmit të reformave dhe e besueshmërisë së progresit të arritur.

Rezoluta vlerëson gjithashtu ambicien e Shqipërisë për të përmbyllur negociatat deri në vitin 2027, duke reflektuar një mirëkuptim të përbashkët se vendi ynë ka hyrë në një fazë vendimtare të procesit të anëtarësimit.

Rezoluta identifikon natyrshëm edhe fusha dhe aspekte ku kërkohen përpjekje të mëtejshme, të cilat janë pjesë e vetë procesit të zhvillimit të vendit dhe procesit të negociatave. Shqipëria i sheh këto si pjesë të një dialogu konstruktiv dhe të vazhdueshëm me institucionet evropiane, që ndihmon në orientimin dhe konsolidimin e reformave gjithëpërfshirëse në përputhje me rekomandimet dhe angazhimet e ndërmarra.

Një vlerësim i veçantë i jepet përafrimit të plotë të Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, duke konfirmuar rolin tonë si një partner i besueshëm dhe kontribues aktiv në çështje strategjike evropiane dhe globale.

Rezoluta njeh gjithashtu kontributin e Shqipërisë për stabilitetin rajonal dhe angazhimin në iniciativa të rëndësishme të BE-së, si Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili do të përshpejtojë më tej konvergjencën ekonomike me Bashkimin Evropian.

Në tërësi, kjo rezolutë konfirmon se Shqipëria është në rrugën e duhur dhe se procesi i zgjerimit po prodhon rezultate konkrete. Qasja jonë mbetet e pandryshuar: të vijojmë me vendosmëri reformat, të adresojmë sfidat e mbetura dhe të ruajmë ritmin e lartë të progresit, duke sjellë rezultate të prekshme për qytetarët tanë dhe duke avancuar drejt qëllimit strategjik të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh mirënjohjen për raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, @SCHIEDER, si dhe për anëtarët e AFET dhe të gjithë eurodeputetët, për mbështetjen e vazhdueshme, angazhimin dhe kontributin e tyre në avancimin e reformave dhe në rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
BE ferit hoxha PE

Nga e njëjta kategori

Alarm në Kremlin/ Masa ekstreme sigurie për Vladimir Putinin, jeton i izoluar në fortesa pasi i frikësohet një atentati

më shumë...

Tiranë/ Përshatën lokalet për lojëra fati, arrestohet administratori, një tjetër i proceduar penalisht

më shumë...

Ka 3 momente në jetë kur truri plaket papritur, ja cilat janë ato dhe pse

më shumë...

5 Maj, nderohen vepra dhe kujtimi i Dëshmorëve të Policisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:07

Alarm në Kremlin/ Masa ekstreme sigurie për...

1:49

Tiranë/ Përshatën lokalet për lojëra fati, arrestohet...

1:30

Ka 3 momente në jetë kur truri...

1:28

5 Maj, nderohen vepra dhe kujtimi i...

12:49

Dy eliminime nga Ferma VIP, rriten tensionet,...

12:23

PE miraton raportin për Shqipërinë, Ferit Hoxha:...

12:01

PE miraton raportin për Shqipërinë, vlerësohen reformat...

11:45

AMP nis hetimet, dyshime për shpërdorim detyre...

11:36

Burg shoferit që vrau dy fëmijë, Nikoll...

11:36

Met Gala 2026 me “Moda është art”,...

11:18

Situatë kritike në Lindjen e Mesme, SHBA...

11:07

Goditen dy raste të këmbimit valutor pa...

10:53

Përplasi për vdekje dy fëmijët në Durrës,...

10:45

“Nuk di a e meriton të rrijë...

10:16

Sot Dita e Dëshmorëve, kryeministri Rama dhe...

10:02

5 Maji/ Shënohet sot Dita e Dëshmorëve...

9:46

Tentoi të trafikonte fara Cannabisi në Shqipëri,...

9:45

Trump: Irani do të “fshihet nga faqja...

8:35

Ekonomia e Iranit buzë greminës për shkak...

8:29

Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i...

Më të klikuarat

  • Ofendimet mes Adit dhe Mozës, Agai merr vendimin ekstrem, çf...
  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip
  • “Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë...
  • Bëhuni gati për kthesën e papritur! Horoskopi javor nga Meri...
  • Çfarë ndodhi mes Adionit dhe Mozës? Fermeri: Ndihem 1 milion...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.