E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas parashikimeve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat në momente të caktuara mund të bëhen deri të dendura.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut, me një shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Herë pas here, pritet që ajo të fitojë intensitet, duke arritur deri në 12 m/s.

Sa i përket kushteve detare, në detet Adriatik dhe Jon parashikohet valëzim i ulët deri mesatar, me forcë 1 deri në 3 ballë.

Reklamë

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë