Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, të mërkurën shpërndau një imazh në Truth Social ku ‘riemërtonte’ Ngushticën e Hormuzit si “Ngushtica e Trump”.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, me anë të një postimi në rrjetet sociale, e quajti këtë një gabim të tmerrshëm.
“Ta quash Hormuzin me një emër tjetër është një gabim i tmerrshëm,” shkroi në X ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.
“Presidenti i Shteteve të Bashkuara përdor termin e saktë ‘Gjiri Persik’ dhe jo versionin e gabuar të Pentagonit, por ta quash Hormuzin ndryshe është vërtet një gabim i madh”, shtoi ai.





