Një aksident tragjik është regjistruar këtë të mërkurë në aksin rrugor Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim.
Sipas burimeve paraprake, një automjet është përplasur me një biçikletë, ku si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i biçikletës, rreth 65 vjeç, ka humbur jetën. Ndërsa automjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë tre ambulanca, shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti me pasoja fatale.
/vizionplus.tv





