Miss-i shqiptar, Endi Demneri, po bëhet nënë për herë të parë. Ky lajm ka qenë mjaft i komentuar në media ditët e fundit, por duket se çifti nuk po i gëzohet plotësisht kësaj buje.
E ftuar në “Mes’Dritë” në Vizion Plus, gazetarja Albina Zeneli ka zbuluar se ka qenë Krenar Çoçaj ai që ka kërkuar që të fshihej lajmi.
“Krenar Çoçaj po bëhet baba. Unë e kisha lajmin në datën 20 dhe më tha ma hiq, sepse ne jemi privat. Po kjo pjesa e privatësisë dhe publikimit të privatësisë, ndërkohë vetë po kapesh ‘mat’. Dje doli edhe “baby showr” që kanë bërë. Pse duhet me na cënu ne gazetarëve kur del vetë dhe e bën publike lajmin. Ne kemi mirëkuptim, por jo kur ti vetë e jep lajmin kudo.”, tha gazetarja.
Albina foli edhe për aludimet se Adioni, konkurrenti i “Ferma VIP”, ka qenë në një lidhje me këngëtaren e famshme Diona Fona:
“Diona Fona ish partnerja e mundshme e Adionit. Diona thuhet që ka patur një lidhje goxha të gjatë. Dhe thuhet që ka qenë jeta e saj publike që ka penguar Adionin dhe kjo lidhje ka marrë fund. Thuhet që ish-partneri i saj ka qenë xheloz, por ajo nuk ka konfirmuar që është Adioni”.
Për fermerin Ilir Shqiri, i cili po përpiqet të ulë çmimin e madh prej 200 mijë euro, gazetarja shprehet:
“Nuk e di çfarë po bën Iliri aty. duhet të lerë fermerët e tjerë. Ne në Kosovë e kemi një shprehje ‘Duke u plakur duke u rrokatur’.”
/vizionplus.tv





