Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
27 April 2026
Vizion fokus

Debatet në GJKKO për Veliajn në kafazin e xhamit,...

Rama mbledh grupin dhe qeverinë, diskutohet turi “Punët për...

FOTO/ Mori hakun e babait pas 10 vitesh, ky...

Gjykimi do ta bashkojë me Metën? Kryemadhi: Tani nis...

Shkelet armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut, 14 të vrarë...

Shtyhet gjyqi për Ilir Metën, caktohet data për seancën...

Nis gjyqi ndaj ish-presidentit Meta: Jam ai që kam...

Berisha takon zyrtarin e CDU: Do intensifikojmë bashkëpunimin, integrimi...

Raporti vjetor i Prokurorisë së Posaçme, nis raportimi i...

Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Rusi, bisedime me...

Në SPAK për 50 mijë lekë korrupsion, Braho në KLP: Fasha e ulët, duhet rishikuar

27 Prill 10:42

Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, ka kërkuar sot rishikimin e kuadrit ligjor për veprat penale që trajtohen nga Prokuroria e Posaçme, duke vënë theksin te nevoja për ndryshime në fushën e korrupsionit.

Megjithëse u shpreh se aktualisht nuk shihen nevoja për ndryshime të mëdha në legjislacion, Braho theksoi se duhet rishikuar “fasha” e veprave të korrupsionit, e cila aktualisht nis nga 50 mijë lekë të reja. Sipas tij, kjo shumë është e ulët dhe ndikon në rritjen e numrit të çështjeve që mbërrijnë në SPAK.

Duke iu përgjigjur pyetjeve për ngarkesën e punës në institucion, Braho tha se aktualisht janë 20 prokurorë, një numër që e konsideron të mjaftueshëm, ndërsa njoftoi se pritet të shtohen 40 hetues të rinj në BKH, gjë që sipas tij do të ndikojë në uljen e ngarkesës dhe rritjen e cilësisë së hetimeve. Ai shtoi gjithashtu se është përmbyllur edhe procesi i rekrutimit të 10 oficerëve të policisë gjyqësore dhe se priten procedura të tjera rekrutimi në të ardhmen.

Vatë Staka: Ngarkesa juaj e punës është shumë e madhe. A duhen bërë ndryshime në procedurë, a duhet të liroheni ju nga ngarkesa e madhe që keni?

Klodian Braho: Ngarkesa është e lartë, do rritet dhe më tej, por mendoj se numri 20 i prokurorëve është i mjaftueshëm. Lajmi i mirë është që do fillojmë rekrutimin e 40 hetuesve të tjerë në BKH. Është një numër i lartë që do ndikojë në uljen e ngarkesës dhe rritjen e cilësisë. Ka përfunduar edhe procesi i konkurrimit të 10 oficerëve të policisë gjyqësore. Kemi planifikuar që të hapim një procedurë tjetër për OPGJ. Sa i përket ndryshimeve ligjore, nuk shoh diçka që është gabim në këtë moment.

Përveç diskutimeve që kemi bërë më parë, për disa vepra penale që lidhen me korrupsionin aktiv dhe pasiv. Fasha prej 50 mijë lekësh mendoj që duhet parë, duhet të jetë diçka më e lartë. Është një shumë e vogël dhe rrit ngarkesën. Edhe te prokurimet publike, duhet rritur fasha pasi është e vogël.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Klodian Braho SPAK

Nga e njëjta kategori

Debatet në GJKKO për Veliajn në kafazin e xhamit, Ols Dado: Është si hotel me 5 yje

më shumë...

“Endi Demneri në pritje të ëmbël”, gazetarja e indinjuar: Çfarë më tha Krenar Çoçaj kur publikova lajmin ekskluziv

më shumë...

Mbledhja e Ramës me grupin dhe qeverinë, zbardhen diskutimet

më shumë...

Rama mbledh grupin dhe qeverinë, diskutohet turi “Punët për Shqipërinë” dhe procesi i integrimit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:11

Debatet në GJKKO për Veliajn në kafazin...

2:59

“Endi Demneri në pritje të ëmbël”, gazetarja...

2:48

Mbledhja e Ramës me grupin dhe qeverinë,...

2:34

Rama mbledh grupin dhe qeverinë, diskutohet turi...

2:33

Fshihte në banesë pistoletë dhe municion, arrestohet...

2:14

Kishte marrë me qira një ambient dhe...

1:09

FOTO/ Mori hakun e babait pas 10...

1:08

IKMT sërish në Theth për prishjen e...

Genc Mhillaj dhe Kreshnik Mujeci
12:32

Priti 10 vite për të marrë hakun...

12:16

Gjykimi do ta bashkojë me Metën? Kryemadhi:...

12:12

Urani te Binjakët sjell transformim për 7...

11:58

Shkelet armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut, 14...

11:56

Shtyhet gjyqi për Ilir Metën, caktohet data...

11:46

Aksident në Lushnje–Berat, makina del nga rruga...

11:37

Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e...

11:22

Ish-drejtoresha e BKH emërohet në krye të...

11:14

Nis gjyqi ndaj ish-presidentit Meta: Jam ai...

10:58

“12.4 mln euro kriptovaluta të sekuestruara”, kreu...

10:42

Në SPAK për 50 mijë lekë korrupsion,...

10:33

“Masat “arrest me burg” janë pakësuar”, Braho...

Më të klikuarat

  • FOTO/ Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkësh...
  • Genc Mhillaj dhe Kreshnik Mujeci Priti 10 vite për të marrë hakun e babait! Djali i Genc Mhil...
  • FOTO/ Mori hakun e babait pas 10 vitesh, ky është djali i Ge...
  • U ekzekutua me breshëri plumbash së bashku me gruan, ky ësht...
  • Urani te Binjakët sjell transformim për 7 vitet e ardhshme!...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.