Një bankë objektivin kryesor të punës së saj ka rezultatet financiare, por Banka Kombëtare Tregtare po përdor edhe një strategji tjetër, që po tenton të ndryshojë edhe rregullat e lojës në treg, të investojë te njeriu dhe jo vetëm në paga. Përtej një pakete konkurruese financiare, BKT ofron një gamë të gjerë përfitimesh, që synojnë të mbështesin zhvillimin profesional dhe mirëqenien profesionale. Edlira Memushaj, drejtuese e departamentit të burime njerëzore në BKT na tregon se pse Banka Kombëtare Tregtare është certifikuar si vendi më i mirë për të punuar, “Best Place to Work”.
“Kompania ndërkombëtare “Best place to ëork” na ka dhënë këtë certifikim, i cili vlerëson angazhimin e stafit dhe njëkohësisht bën dhe analizë të politikave të burimeve njerëzore, nëse janë në standardet ndërkombëtare. Ky certifikim na jep përgjegjësinë për të vazhduar në këtë rrugë dhe në zhvillim të mëtejshëm”, tha Edlira Memushaj, drejtore e burimeve njerëzore në BKT, gjatë një interviste për emisionin “E-ZONE”.
Një paketë financiare me një sërë benefitesh është hapi i parë për të mbështetur dhe motivuar punonjësit. Vlerësimet financiare janë edhe në mënyrë individuale, bazuar në arritjet personale të gjithsecilit, por edhe kolektive. Kujdesi ndaj punonjësit shkon përtej një page konkurruese, pasi politikat e bankës mbështetin edhe anëtarët e familjes.
“Motivimi financiar është i rëndësishëm, përtej pagave konkurruese që ofrojmë, banka ka një politikë që i përket zhvillimit të përformancës dhe qëndrueshmërisë së stafit. Ka bonus për angazhimin e stafit, arritjes së objektivave të tyre, ka sistem bonusi për stafin që janë në degët tona, pasi zgjedhim kush është dega fituese e 3-mujorit. Banka ofron një pagë të 13-të, pagë për pushime. Kredi për shtëpi me 0.5% interes. Ofrojmë edhe sigurimin e shëndetit privat për punonjësin, por edhe për famijarët”, tha Memushaj.
Përveç paketës financiare, balanca punë-jetë është çelësi i suksesit të përformancës në punë. Jo me kot, Banka Kombëtare Tregtare është certifikuar si punëdhënësi më i mirë në rajon, pasi përveç paketë financiare, BKT ofron dhe shërbime të tjera.
“Në zyrat qendrore në BKT kemi dhe çerdhën “Fëmija im”. Është hapësirë unike ku prindërit kanë mundësi që edhe të punojnë, por edhe të jenë më pranë fëmijës së tyre. Funksionon prej pesë vitesh dhe frekuentimi është lartë, pasi prindërit vijnë të qetë dhe pa stres bashkë me fëmijën në punë. Por orët pas janë po kaq të rëndësishme se ato gjatë punës, ndaj dhe ne ofrojmë ambientet e palestrës dhe yoga për punonjës. Paralelisht edhe vakti i drekës ofrohet në restorant nga BKT dhe është i paguar prej bankës”, tha Memuashaj.
Ndoshta ky është standardi i ri që duhet të kërkojë tregu: jo vetëm paga më të larta, por vende pune më njerëzore. Sepse një kompani e mirë nuk matet vetëm me fitimin që gjeneron, por me mënyrën si i trajton njerëzit që e ndërtojnë atë çdo ditë./vizionplus.tv





