Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
25 April 2026
Vizion fokus

Zelensky: Jemi gati për bisedime trepalëshe në Azerbajxhan

Vuçiç: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për...

U hakuan telefonat e 300 personaliteteve të rëndësishme me...

Orban dorëzon dhe mandatin e deputetit pasi humbi zgjedhjet

Skandal në Itali, takime sekrete në “San Siro” për...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Trump anulon udhëtimin...

Drejtoria refuzoi t’i transferonte në krahun tjetër, të dënuarit...

Ngecin kontaktet Iran-SHBA

“Kujdes nga mesazhet që mbërrijnë në telefonin tuaj”, AKSK...

Përmbysje e “çmendur”, Bajerni dhuron spektakël në Bundesliga

“Sali kolltuku …”, Salianji i përgjigjet Berishës: I ke bërë llogaritë gabim, do të të çmontoj

25 Prill 17:35

Ervin Salianji me anë të një reagimi të gjatë në Facebook i është përgjigjur kryedemorkatit Sali Berisha, pas akuzave të këtij të fundit se takimet e ish-deputetit demokrat financohen nga krimi.

Në reagimin e tij Salianji thekson se i vetmi person që ka lidhje me krimin, ashtu si dhe familjarët e tij është vetëm Sali Berisha.

Lexo edhe :

Related Posts

Berisha shpërthen ndaj Salianjit: Dreka e darka me Agasin e eksponentë të krimit, e pret fati i Bashës

Sipas tij Berisha i ka shpallur luftë kujtdo përveç Edi Ramës, me të cilin ka marrë peng vendin.

Reagimi i Salianjit:

Përgjigje Sali kolltukut; 36 vite në pushtet në kurriz të demokratëve i kanë krijuar mendësinë që kushdo ka detyrim të jetë skllav i tij.

Nuk ka asgjë më të vjetër në politikë sesa kur dikush që ka humbur lidhjen me realitetin përpiqet të shpikë armiq për të fshehur frikën nga gara.

Të më krahasosh me këdo tjetër është mënyra më e lehtë për të shmangur thelbin: sot problemi nuk janë demokratët që duan fitore, por fakti që një pjesë e lidershipit ka humbur besimin e njerëzve dhe po i trembet çdo zëri ndryshe.

Unë nuk kam përfunduar në “krahët” e askujt. Isha dhe jam i lirë, siç edhe sot po them atë që të gjithë mendojnë: e përbuzin Sali kolltukun për uzurpimin që i ka bërë Partisë Demokratike, por e shajnë me rrënjë e degë vetëm në tavolina. Nuk kam qenë dhe nuk do të jem kurrë pjesë e pazareve. Kam qenë përballë pushtetit, jo në shërbim të tij. Dhe për këtë kam paguar çmim personal.

Ata që sot flasin për “fate” të të tjerëve duhet të shohin fatin e tyre politik: një lidership që nuk frymëzon më, që nuk fiton më dhe që i shmanget çdo përballjeje reale.

Kur nuk ke përgjigje për dështimin, shpik histori.

Kur nuk ke mbështetje, sulmon këdo që ngrihet.

Të kuptoj që unë jam problemi yt, sepse me Ramën je ulur këmbëkryq për reforma, je ulur për leje, licenca, koncesione, përfitime. Dil e fol për Ermal Beqirin, për lejet e familjarëve të tu në Lalëz, në gjysmën e Tiranës, në jug e kudo në Shqipëri.

Sa për gysrat, pyet fare afër teje si i kanë ndarë pazaret, përfshirë edhe ndërhyrjen te gjykata për dënimin tim. Për Olti Gjoken që përmend, t’i themi disa gjëra: kur erdhe në burg, nuk erdhe të më takoje mua, por kërkove të takoje këta. Nuk është faji im që edhe këta i kishe gënjyer dhe nuk të dolën në takim.

Lulzim Bashën e solle e mbajte dhe ta fali partinë. Me mua i ke bërë hesapet gabim: do të çmontoj ty dhe autokratin e qeverisë. Regjimi Rama-Berisha është i përbuzur nga shqiptarët! Dhe meqë ke mbështetje, dil në garë, mos u fshih si frikacak.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Berisha salianji Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Berisha shpërthen ndaj Salianjit: Dreka e darka me Agasin e eksponentë të krimit, e pret fati i Bashës

më shumë...

“Korriku, afati për Territorialen”, Mazniku: Nëse humbasim kohë, reforma shtyhet për në vitin 2031

më shumë...

“Çlirimi” i akseve kombëtare, mbi një mijë subjekte të identifikuara në rrugët e vendit

më shumë...

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, rriten nafta dhe benzina

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:40

Zelensky: Jemi gati për bisedime trepalëshe në...

8:23

Vuçiç: Serbia s’është në linjë me politikën...

8:00

U hakuan telefonat e 300 personaliteteve të...

7:25

Orban dorëzon dhe mandatin e deputetit pasi...

7:11

Skandal në Itali, takime sekrete në “San...

7:01

Kosova në prag të zgjedhjeve të reja...

6:43

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Trump...

6:30

Drejtoria refuzoi t’i transferonte në krahun tjetër,...

6:07

Ngecin kontaktet Iran-SHBA

5:57

“Kujdes nga mesazhet që mbërrijnë në telefonin...

5:49

Përmbysje e “çmendur”, Bajerni dhuron spektakël në...

5:35

“Sali kolltuku …”, Salianji i përgjigjet Berishës:...

5:20

Mali në alarm pas sulmeve, separatistët zhysin...

5:08

Sulmet në shkolla, Ergogan shkarkon zv/ministrin e...

4:45

Parashikimi i motit për ditën e diel

4:26

Ukraina zgjeron sulmet me dronë, goditen për...

4:19

Katër shenjat e Horoskopit që do kenë...

4:11

Melania Trump shton koshere bletësh në Shtëpinë...

4:05

U ndaluan për vrasjen në Memaliaj, Gjykata...

3:40

Autoshkollat: Do rrisim çmimet, jemi goditur nga...

Më të klikuarat

  • “Do të jesh pjesë e trekëndëshave?” Marrëdhënia me Adi...
  • Ermiona flet me emra pas daljes: Kush janë fermerët më të dj...
  • “Babai ka edhe 3 muaj jetë”, rrëfimi prekës i Gresës: Kur me...
  • “Çfarë ka Malbora me burrin e Sarës?”, Deklarata...
  • Moza për herë të parë në sfidë dhe del e para! Kush janë dy...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.