Papa Leone XIV u ka bërë thirrje sërish SHBA-ve dhe Iranit që të vazhdojnë bisedimet për t’i dhënë fund luftës. Kreu i Vatikanit thekson se konflikti ka lënë pas një popullatë të tërë në Iran, me njerëz të pafajshëm që vuajnë.
“Do të inkurajoja vazhdimin e dialogut për paqe, që të gjitha palët të bëjnë çdo përpjekje për të promovuar paqen, për të larguar kërcënimin e luftës dhe për të respektuar të drejtën ndërkombëtare. Si udhëheqës shpirtëror, nuk mund të jem në favor të luftës dhe do të doja të inkurajoja të gjithë të bëjnë përpjekje për të gjetur zgjidhje që vijnë nga një kulturë paqeje, jo nga urrejtja dhe përçarja”, tha ai.
Komentet e tij vijnë pas një përplasjeje të bujshme me Presidentin amerikan Donald Trump, i cili sulmoi Papën, një kritik i hapur i operacionit ushtarak SHBA-Izrael në Iran.
Në deklaratën e parë, Papa vuri në dukje se, si udhëheqës shpirtëror i katolikëve, ai nuk mund të mbështesë luftën dhe se është e nevojshme që të kërkohen zgjidhje që burojnë nga kultura e paqes, jo nga urrejtja dhe përçarja.
/vizionplus.tv





