Në Fermën e vipave çdo ditë që kalon përforcon tensionet dhe faktorët mbizotërues të garës.
Marrja e drejtimit të punëve nga kryefermer Adioni, është shoqëruar me pëlqime, por dhe pakënaqësi, ndërsa ai dergoi Ermionen dhe Mimozen te fakiri.
Në qendër të vëmendjes së kësaj mbrëmjeje është vendimi i publikut. Televotimi i hapur prej ditës së hënë për tre të nominuarit, ka trazuar jo pak ujërat. Ermiona, Dj Bujaka, apo Gresa, cili do të jetë fermeri më i votuar nga publiku, dhe çfarë do të ndodh me dy konkurrentët e tjerë?
Pavarësisht lojës, konkurrentët nuk harrojnë qëllimin kryesor, organizimin e punëve e mbi të gjitha kujdesin ndaj kafshëve. Gongu i këtyre ditëve i ka gjetur në stalla dhe serë shumë prej tyre.
Sfidat dhe lojërat e organizuara nga agai e ka bërë javën tejet dinamike. Gara e fortë dhe qëllimi për të arritur drejt finales tanimë është i qartë. Miqësitë që duket se shkonin përtej lojës janë krisur.
Por energjia pozitive gjatë këtyre ditëve nuk ka munguar. Fermerët shpesh janë parë duke kënduar e kërcyer. Ata kanë organizuar edhe lojëra për të sjell një atmosferë ndryshe.
Ndërsa sot në mbrëmje gjatë spektaklit që nis live në orën 21 në ekranin e Vizion Plus dhe dy kanalet e dedikuara Ferma vip 1 dhe 2, do të kemi të tjera surpriza, eliminime, e sigurisht sfida.





