Pastrimi i Ngushticës së Hormuzit nga minat mund të zgjasë gjashtë muaj dhe nuk ka gjasa të ndërmerret para përfundimit të luftës.
Ky është raporti që Pentagoni i dërgoi Kongresit amerikan, shkruan Washington Post.
Ligjvënësve amerikanë iu tha se Irani ka vendosur më shumë se 20 mijë mina në Ngushticën e Hormuzit, disa prej të cilave janë vendosur nga distanca duke përdorur teknologjinë GPS, duke e bërë të vështirë për forcat amerikane t’i gjenin ato ndërsa po vendoseshin.
Të tjera, shpjeguan zyrtarët e Pentagonit, janë vendosur duke përdorur anije të vogla. Sipas raportimit të mëparshëm të CNN, Irani filloi të vendosë mina në Ngushticë në mars, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli vazhduan fushatën e tyre të bombardimeve të nisur më 28 shkurt.
Në ditët në vijim, Pentagoni raportoi sulme ndaj anijeve iraniane të afta për të vendosur mina.
Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth shkroi në rrjetet sociale se SHBA-të po i shkatërronin ato anije “me saktësi të pamëshirshme” dhe se Shtetet e Bashkuara “nuk do të lejojnë terroristët të mbajnë peng Ngushticën e Hormuzit”.





