Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi nje takim me të rinj nga vende të ndryshme mbi aktualitetin politik në Shqipëri si dhe sfidat sa i përket procesit të anëtarësimit në BE.
Berisha u shpreh se opozita do të luftojë korrupsionin që sipas tij ka përfshirë vendin prej vitesh.
Gjatë takimit kryetari i Partisë Demokratike përmendi edhe letrën e përbashkët të kryeministrit Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç në mediat gjermane, duke e cilësuar si një standart që Shqipëria nuk duhet ta synojë.
Lideri i opozites përsëriti gjatë takimit se e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit është, pa dyshim, në Bashkimi Evropian.





