Shqipëria është një vend ideal për puntorët indianë. Kështu tha në një deklaratë për mediat ambasadori i Indisë në Tiranë Ravindra Prasad Jaisëal.
Sipas tij po punohet me qeverinë shqiptare në arritjen e një marrveshje partneriteti në mënyrë që të realizohet migrim i rregull dhe që më shumë krahë pune të vijnë në Shqipëri.
“India është një fuqi e madhe e punëtorëve të kualifikuar dhe një numër i madh indianësh punojnë në të gjitha pjesët e botës, sidomos në vendet e Gjirit, në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Bashkimin Evropian dhe SHBA. Por në Shqipëri numrat janë shumë të ulët. Siç më është thënë, vitin e kaluar janë dhënë rreth 1,200 viza për punëtorë indianë. Pra jemi në drejtimin e duhur, po ecim përpara, numrat po rriten dhe shpresoj që shumë më tepër do të vijnë në Shqipëri. Po punojmë për një marrëveshje partneriteti me qeverinë e Shqipërisë, në mënyrë që të kemi një migrim të rregullt ose ardhje të rregullt të njerëzve nga India. Dhe siç e dini, indianët janë shumë miqësorë, shumë punëtorë dhe përshtaten shumë mirë me mjedisin lokal”, tha ambasadori indian.
Jovetëm si krahë pune por edhe si turistë indianët i kanë rritur shifrat e tyre në Europë dhe veçanti në Shqipëri.
“Nga raportimet, kemi parë se në vitin 2024, që kur u vendos regjimi pa viza, njerëzit kanë ardhur gjithnjë e më shumë në Shqipëri, sidomos indianët që jetojnë në vendet e Gjirit, në Mbretërinë e Bashkuar apo në SHBA. Ata po vijnë në numër të madh, vitin e kaluar rreth 30,000 deri në 35,000 persona nga India dhe indianë nga vende të tjera kanë qenë këtu. Kështu, në katër muajt e parë të vitit numri i indianëve që vizitojnë Shqipërinë pothuajse është dyfishuar krahasuar me vitin 2024. Kështu që unë shoh një perspektivë të mirë për ardhjen e indianëve në Shqipëri dhe shpresoj që shumë më tepër do të vijnë këtë vit dhe në vitet në vazhdim”, tha ambasadori.
Ambasadori indian tha se në Shqipëri ka edhe interes të investitorëve indianë.





