Ka startuar në ekranin e Vizion Plus emisioni “Ferma Club”, një format që do të ndjekë nga afër zhvillimet, debatet dhe prapaskenat e reality show-t Ferma VIP.
Nën moderimin e Florian Agalliu dhe me opinionistët Albano Bogdo dhe Çiljeta Xhilaga, emra të cilët janë njohës të mirë të formatit pasi kanë qenë ish-fermerë, emisioni premton të sjellë një këndvështrim ndryshe mbi ngjarjet brenda fermës.
Debatet, garat, konkurrenca dhe dinamika të shumta që kanë shoqëruar fermerët do të diskutohen në studio së bashku me të afërmit e tyre dhe opinionistët, duke i analizuar situatat në një dimension tjetër.
Gjithashtu, të eliminuarit e “Ferma VIP 3” do t’i bashkohen emisionit, duke ndarë eksperiencat dhe duke zbuluar më shumë detaje nga aventura e tyre në fermë.
/vizionplus.tv





