Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Lisandër Hoxha, i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, foli për protestën e 22 marsit.
I pyetur nga moderatorja Borakaj nëse ky është “kilometri i fundit”, Hoxha tha se rezistenca do të vijojë deri në kthimin e Shqipërisë në normalitet.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Protesta e 22 marsit, a jemi në kilometrin e fundit?
Hoxha: Po, jemi. Shqipëria ka nevojë urgjente për një qeveri pro drejtësisë, ka nevojë për rrugën europiane, të cilat kjo qeveri nuk i bën dot më.
Borakaj: Kur thoni rezistencë?
Hoxha: Qëndresë në shesh, protesta të vazhdueshme. Është jetike që qytetarët t’i japin mundësinë PD-së që të ftojë edhe partnerët ndërkombëtarë. Kjo po ndodh. Duhet të “vrasim” frikën, t’i tregojmë botës që nuk duam një regjim të korruptuar, por një qeveri normale.





