Më shumë se 50 piktorë nga trevat shqipfolëse janë bërë pjesë e ekspozitës së pranverës në qytetin e Korçës
Kjo ekspozitë gjithëpërfshirëse rikthehet pas shumë vitesh duke sjellë piktorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Abdullah Gjongecaj vjen për herë të parë në një ekspozitë të tillë, që sipas tij i bën mirë qytetit dhe artistëve.
Edhe për piktorin korçar Spartak Kasuli, ballafaqimi me piktoret e trevave të tjera shqiptare rrit përgjegjësinë e çdo artisti
Ekspozita “PRANVERA” do të qëndrojë e hapur deri më 15 mars./vizionplus.tv





