Armand Duka u rikonfirmua me votë unanime në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit edhe për një tjetër mandate 4-vjeçar. Ai nuk pati rivalë në procesin zgjedhor zhvilluar këtë të hënë në ambientet e shtëpisë së futbollit, duke marrë mbështetjen e 48 anëtareve me të drejtë vote të pranishëm në proces.
Rizgjedhja për herë të shtatë e Dukes në krye të qeverisë së futbollit shqiptar ishte një formalitet duke marrë në konsideratë që askush nuk u fut në garë përballv tij. Në falenderimin e rastit para asamblesë, përfaqësuesve të UEFAS e FIFAS si dhe homologut të federates italiane Gravina, Armand Duka nuk mund të mos përmendet kualifikimin në botëror, si objektivin e madh të këtij viti.
“Ju premtoj që ne do të bëjmë maksimumin që federata jonë, loja dhe futbolli ynë, kampionati, ekipet tona kombëtare, zhvillimi i infrastrukturës dhe stabiliteti financiar i FSHF-së të jenë në nivelet maksimale në vitet e ardhshme. Uroj që të gjithë ne bashkë të jemi pjesë e Kampionatit Botëror 2026. Suksese Silvinjos, ekipit kombëtar. Faleminderit të gjithëve”, tha Duka.
Veç zgjedhjes së kreut të federatës, asambleja e përgjithshme zgjedhore votëbesoi edhe Komitetin e ri Ekzekutiv. Edhe ky ishte një proces me një garë minimaliste. Tërheqja e Abdyl Kurit dhe Arben Dervishaj nga kandidimi bëri që të digjej vetëm një aspirant, Ervin Canollari. Garuan 10 meshkuj dhe fituan 9 prej tyre konkretisht: Edmond Hasanbelliu, Lufti Nuri, Armando Cungu, Envi Hicka, Kreshnik Cipi, Erind Resuli, Blendi Fevziu dhe Gjergji Petro dhe Pano Xhixho. Armand Duka që drejton federatën prej 2002, në platformën e tij të drejtimit të FSHF 2026-2030 përmendi si prioritete kryesore miratimin e ligjit të sponsorizimit, rritjen e pranisë së tifozëve në stadiume, si dhe nevojën për mbështetje më të madhe institucionale për infrastrukturën sportive./vizionplus.tv





