Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
13 June 2026
Vizion fokus

Arrestimi i Ilir Shtufit në Selanik, policia greke jep...

Si u pastruan paratë e drogës, detaje nga dosja...

Berisha: Të mbështesim protestën! Kreu i PD akuzon Ramën...

Trump, Ngushtica e Hormuzit dhe Huthit “rrisin temperaturat” për...

Protesta hyn në ditën e 14-të, Berisha: Çdo shqiptar...

Defekt teknik në avionin e Papës, Leoni XIV udhëton...

Eksperimenti i Kazakistanit për mbjelljen e reve nxit shqetësim

Tragjedi në New York, 12-vjeçari humb jetën pasi u...

“Ushtria amerikane vrau kreun e organizatës kriminale Tren de...

Marrëveshja SHBA-Iran merr formë, pritet nënshkrimi i memorandumit

Rama i përgjigjet Shoqatës së Prokurorëve: Po punojmë që kushtet e punës së trupës të drejtësisë të jenë njësoj si pagat, më të mirat në rajon!

4 Shkurt 14:11

Kreu i qeverisë, Edi Rama iu përgjigj Shoqatës së Prokurorëve në lidhje me debatin për rritjen e pagave.

Shoqata e Prokurorëve në një reagim publik tha se debatet që lidhen me sistemin e drejtësisë duhet të zhvillohen  në mënyrë të përgjegjshme dhe të balancuar. Sipas shoqatës, çdo formë retorike që synon të kthejë opinionin publik kundër magjistratëve nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës.

“Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të zhvillimeve të fundit dhe debatit publik rreth gjykimit kushtetues mbi pagat e magjistratëve, në përmbushje të misionit dhe veprimtarisë së saj, e konsideron të domosdoshme të shprehë një qëndrim zyrtar në funksion të mbrojtjes së parimeve të shtetit të së drejtës dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë.

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë vlerëson se debatet publike për çështje që lidhen me sistemin e drejtësisë duhet të zhvillohen në mënyrë të përgjegjshme, të balancuar dhe me respekt për rolin kushtetues të magjistratëve. Çdo formë retorike që synon të kthejë opinionin publik kundër magjistratëve nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës.

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë i bashkohet qëndrimeve publike dhe kërkimeve të argumentuara tashmë në mënyrë shteruese nga shoqatat e gjyqtarëve përpara Gjykatës Kushtetuese. Theksojmë se çdo ndryshim ligjor që passjell regres në standardet e njohura më parë dhe ulje të pagave të magjistratëve, përbën cenim të garancive kushtetuese”, thuhet në reagim.

Ndërkohë, kreu i qeverisë në një reagim në platformën X, e cilëson qëndrimin e tyre si absurd, duke theksuar se bëhet fjalë për kategorinë më të privilegjuar në piramidën e pagave të shtetit shqiptar.

Kryeministri Rama thekson se  qeveria nuk ka pasur asnjëherë qëllim apo nismë për uljen e pagave të gjyqtarëve, përkundrazi, sipas tij, vëmendja ndaj pushtetit gjyqësor, thotë ai, ka qenë e lartë.

Edi Rama: Paska dalë edhe një shoqatë prokurorësh e re – ende e paregjistruar deri tani sipas ligjit, po brenda afatit për regjistrim – e cila ka deklaruar solidaritet me shoqatat e gjyqtarëve, duke kërkuar “që të mos ulen pagat”!!! Pra, orvajtja absurde e kategorisë më të privilegjuar të piramidës së pagave të shtetit shqiptar, për t’ia rritur akoma më shumë pagat vetes me gjyq, tani na del si përpjekja e një grupi të diskriminuar nga qeveria, për të ndaluar uljen e pagave!!! A e kuptoni apo jo se çfarë quhet “ulje pagash” në fillin e çuditshëm të këtij arsyetimi? Mosngritja e pagave aq sa duan shoqatat e gjyqtarëve!!! Pra, shqip, një pagë që s’më ngrihet sa ç’dua unë, është një pagë e ulur!!! Duket totalisht e pabesueshme, po është shumë fatkeqësisht e vërtetë! Absurditet total pra, sepse vetëm s’ka pasur asnjë tentativë, po as nuk i ka shkuar mendja askujt për të ulur pagat e gjyqtarëve!

Madje kaq e madhe është vëmendja e qeverisë ndaj pushtetit gjyqësor, sa prej thuajse një viti tanimë po punojmë për të mundësuar ndërtimin e një Poli Drejtësie, si askund në Ballkan, që edhe kushtet e punës së trupës së drejtësisë të jenë njësoj si pagat, më të mirat në rajon! Por ndërkohë, s’mund të rri dot pa i shtruar një pyetje kësaj shoqatës së re: Po për shqelmimin e vazhdueshëm si askund në Europë të prezumimit të pafajësisë dhe kthimin e arresteve me burg pa gjyq në një praktikë rutinë, e cila e ka njollosur Shqipërinë botërisht, duke na renditur si dele të zezë në bisht të kontinentit europian dhe kthyer në subjekt publik shqetësimi të Komitetit të Këshillit të Europës për Parandalimin e Torturës, a keni ndonjë gjë për të deklaruar?!

Posted Under:
Aktualitet Anash Politike Vendi
Tagged:
Edi Rama

Nga e njëjta kategori

Kriminaliteti në kryeqytet, drejtori i policisë së Tiranës: Zbulueshmëria në nivelin 92 për qind

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e diel

më shumë...

Drejtësia raporton në Kuvend, dëgjesa te Komisioni i Ligjeve dhe te Komisioni i Mbikëqyrjes Institucionale

më shumë...

“Gjon Mili: retrospektivë”, ekspozita hapet në Muzeun Kombëtar të fotografisë “Marubi”

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

5:18

Kriminaliteti në kryeqytet, drejtori i policisë së...

5:17

Parashikimi i motit për ditën e diel

5:12

Arrestimi i Ilir Shtufit në Selanik, policia...

5:02

Drejtësia raporton në Kuvend, dëgjesa te Komisioni...

4:44

“Gjon Mili: retrospektivë”, ekspozita hapet në Muzeun...

4:30

Kishin mbetur në det të hapur, policia...

4:01

Rreziku për ndërtimet te Currilat, kryetarja e...

3:54

Si u pastruan paratë e drogës, detaje...

3:51

Pelegrinazhi në Kishën e Laçit, mijëra besimtarë...

2:50

Berisha: Të mbështesim protestën! Kreu i PD...

2:27

Vodhën xhirot ditore të 12 subjekteve, arrestohet...

1:59

Në lidhje me këngëtarin e njohur shqiptar,...

1:40

“Me Indrin nuk do të kishte funksionuar”,...

1:39

Çfarë do bënte ndryshe në Ferma VIP?...

1:21

“U futa në bela me burrin tënd”,...

1:15

Trump, Ngushtica e Hormuzit dhe Huthit “rrisin...

1:05

Nga Sara te Moza, Romiri flet pas...

12:39

Nga Italia dhe Greqia në argjendaritë e...

12:33

Protesta hyn në ditën e 14-të, Berisha:...

12:08

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja,...

Më të klikuarat

  • “U futa në bela me burrin tënd”, Dasara i “...
  • Në lidhje me këngëtarin e njohur shqiptar, Klevisa Gega e zb...
  • Protesta në Bulevard, Rama: Po tentojnë ta kthejnë Shqipërin...
  • Zhdukja e Eglant Koçit, ky është kamarieri i arrestuar, dysh...
  • Nga Italia dhe Greqia në argjendaritë e Fierit e Lushnjës, z...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.