Një aksident është shënuar këtë të dielë në aksin rrugor Mat–Shkopet.
Policia njofton se shtetasi me iniciale K.K ka humbur drejtimin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përrua.
“Më datë 01.02.2026, në aksin rrugor Mat–Shkopet, shtetasi K.K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në një përrua.
Shërbimet e Policisë Rrugore po kryejnë veprimet me drejtuesin e automjetit, i cili nuk ka pësuar lëndime, ndërkohë automjeti është nxjerrë nga vendi ku kishte rënë”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti./vizionplus.tv





