Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
27 May 2026
Vizion fokus

Dhjetëra të vrarë në Liban ndërsa Izraeli intensifikon sulmet

Berisha mesazh për Kurban Bajramin: Zoti ta kthejë çdo...

Kongresistët amerikanë takohen sot me krerët në Kosovë

Të shtëna me armë zjarri në mes të natës...

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Emiljano Shullazit, 43...

Shqiptari në Greqi i ngacmoi seksualisht partneren, bullgari e...

Një i vdekur dhe nëntë të zhdukur pas shpërthimit...

Sot Kurban Bajram, Presidenti Begaj uron besimtarët nga Meka:...

Aksidentohen dy policë gjatë aksionit antidrogë në Korçë

Iu nënshtrua kontrollit mjekësor, Trump: Gjithçka ishte perfekt, po...

Dëshmia e shoferit të kamionit që u përfshi në aksidentin tragjik në Rumani: 34 vjet në timon, s’kam parë kurrë diçka të tillë

28 Janar 14:35

Shoferi polak i kamionit që u përfshi në aksidentin ku u godit furgoni që transportonte tifozët e PAOK-ut në Rumani shprehet i tronditur nga ngjarja tragjike me shtatë viktima.

“Kam drejtuar kamion për 34 vjet dhe nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Kam bërë mbi 1.000.000 kilometra dhe kjo ishte hera e parë që u përballa me një situatë të tillë,” tha ai për gazetën rumune Libertatea, duke përshkruar momentet dramatike në autostradën DN6, e njohur nga vendasit si “rruga e vdekjes”.

Mediat rumune raportojnë se aksidenti i djeshëm është më i rëndë që ka ndodhur në qarkun e Timișoarës në të paktën 20 vitet e fundit.

Sipas dëshmisë së një të pranishmi, shoferi i furgonit duket se ka bërë manovra për të kuptuar kur ishte momenti i duhur për të parakaluar. Dëshmitari, i cili ishte dy automjete pas furgonit, tha se shoferi, duke kuptuar se nuk mund ta përfundonte parakalimin, ka hyrë në të djathtë, duke u përplasur me të.

“Kur hyri në të djathtë, u përplas me kamionin e kuq,” tha dëshmitari, i cili ka thirrur numrin e emergjencës 112. Pas aksidentit, dëshmitari tha se ka parë një nga të mbijetuarit të dalë nga automjeti në këmbë.

Mes viktimave është edhe një shqiptar, i identifikuar si Vasil Pilo i cili jetonte prej vitesh me familjen e tij në Alexandria të Imathias, në Greqi.

Ndërkohë, Genci Sadiku, shqiptari tjetër i përfshirë në aksident, ka arritur të komunikojë shkurtimisht me familjen e tij, duke i siguruar se është jashtë rrezikut për jetën.

“Nuk e di si jam gjallë, por jam mirë. Do të kthehem në Shqipëri”, kanë bërë të ditur familjarët e tij për mediat greke. /vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Aksidenti Kamioni Rumani

Nga e njëjta kategori

5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze

më shumë...

Dhjetëra të vrarë në Liban ndërsa Izraeli intensifikon sulmet

më shumë...

Berisha mesazh për Kurban Bajramin: Zoti ta kthejë çdo sakrificë në mbarësi e gëzim

më shumë...

Ekspozimi në diell, problematikat e lëkurës të cilat përmirësohen dhe cilat përkeqësohen gjatë verës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:29

5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve...

11:18

Dhjetëra të vrarë në Liban ndërsa Izraeli...

10:51

Berisha mesazh për Kurban Bajramin: Zoti ta...

10:26

Ekspozimi në diell, problematikat e lëkurës të...

10:23

Kongresistët amerikanë takohen sot me krerët në...

10:10

Të shtëna me armë zjarri në mes...

10:06

Punonjësi i Gardës i jep fund jetës...

10:03

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Emiljano...

10:00

Shqiptari në Greqi i ngacmoi seksualisht partneren,...

9:39

Një i vdekur dhe nëntë të zhdukur...

Falja e namazit në Fier
8:36

Kurban Bajrami festohet në mbarë vendin, besimtarët...

8:24

DETAJE/ Trafikanti në Korçë përplasi makinën e...

8:10

Sot Kurban Bajram, Presidenti Begaj uron besimtarët...

7:51

Myslimanët festojnë sot Kurban Bajramin, mijëra besimtarë...

7:14

Aksidentohen dy policë gjatë aksionit antidrogë në...

10:43

Iu nënshtrua kontrollit mjekësor, Trump: Gjithçka ishte...

10:37

Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritare: Shqipëria...

10:21

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, preket në studio...

10:15

Çfarë note i vë gjyqtari procesit të...

10:06

Drejtësia para reformës apo ajo pas 2016-s?...

Më të klikuarat

  • Shtetasi italian Francesco Diviesti Pesë plumba nga dy armë, vrasja e italianit “çmontoi” grupin...
  • Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi
  • “S’mund të ketë bashkëpunëtor drejtësie për një akside...
  • Rama në Bruksel: Shqipëria fanatike e BE, nuk ndiejmë kënaqë...
  • “Puna e Shqipërisë për 10 vite ka dhënë rezultat”...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.