Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
17 July 2026
Vizion fokus

Karaj: Zgjedhjet e parakohshme e bëjnë Ramën mbret! Hitaj:...

Debat në studio, Hoxha: Ikim te QSUT, i ke...

“Bëjmë nga dy punë dhe nuk blejmë dot një...

“Shqipëria është një vend i pabarabartë”, Hitaj për protestën:...

Gazetari Hoxha: Protesta është një klithmë për ndryshim, në...

“Kërkesa për dorëheqjen e Ramës, projekt politik”, deputeti socialist...

“Qytetarët nuk ndihen të përfaqësuar”, Çepani për protestën: Politikanët...

Avokati Karaj: Protesta qytetare i hoqi monopolin partive, por...

Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive me SHBA-të,...

Konflikti në Poliklinikën e Shkodrës, momenti kur 32-vjeçari goditet...

Dëshmia e shoferit të kamionit që u përfshi në aksidentin tragjik në Rumani: 34 vjet në timon, s’kam parë kurrë diçka të tillë

28 Janar 14:35

Shoferi polak i kamionit që u përfshi në aksidentin ku u godit furgoni që transportonte tifozët e PAOK-ut në Rumani shprehet i tronditur nga ngjarja tragjike me shtatë viktima.

“Kam drejtuar kamion për 34 vjet dhe nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Kam bërë mbi 1.000.000 kilometra dhe kjo ishte hera e parë që u përballa me një situatë të tillë,” tha ai për gazetën rumune Libertatea, duke përshkruar momentet dramatike në autostradën DN6, e njohur nga vendasit si “rruga e vdekjes”.

Mediat rumune raportojnë se aksidenti i djeshëm është më i rëndë që ka ndodhur në qarkun e Timișoarës në të paktën 20 vitet e fundit.

Sipas dëshmisë së një të pranishmi, shoferi i furgonit duket se ka bërë manovra për të kuptuar kur ishte momenti i duhur për të parakaluar. Dëshmitari, i cili ishte dy automjete pas furgonit, tha se shoferi, duke kuptuar se nuk mund ta përfundonte parakalimin, ka hyrë në të djathtë, duke u përplasur me të.

“Kur hyri në të djathtë, u përplas me kamionin e kuq,” tha dëshmitari, i cili ka thirrur numrin e emergjencës 112. Pas aksidentit, dëshmitari tha se ka parë një nga të mbijetuarit të dalë nga automjeti në këmbë.

Mes viktimave është edhe një shqiptar, i identifikuar si Vasil Pilo i cili jetonte prej vitesh me familjen e tij në Alexandria të Imathias, në Greqi.

Ndërkohë, Genci Sadiku, shqiptari tjetër i përfshirë në aksident, ka arritur të komunikojë shkurtimisht me familjen e tij, duke i siguruar se është jashtë rrezikut për jetën.

“Nuk e di si jam gjallë, por jam mirë. Do të kthehem në Shqipëri”, kanë bërë të ditur familjarët e tij për mediat greke. /vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Aksidenti Kamioni Rumani

Nga e njëjta kategori

Debat në studio, Hoxha: Ikim te QSUT, i ke shtrirë në korridor! Paca: Ka pasur investime si kurrë më parë

më shumë...

“Bëjmë nga dy punë dhe nuk blejmë dot një shtëpi”, Çepani: Qytetarët kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie!

më shumë...

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, katër të plagosur

më shumë...

“Shqipëria është një vend i pabarabartë”, Hitaj për protestën: Nisi për flamingot, por u kthye në revoltë ndaj problemeve të qytetarëve!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:13

Karaj: Zgjedhjet e parakohshme e bëjnë Ramën...

11:03

Debat në studio, Hoxha: Ikim te QSUT,...

10:14

“Bëjmë nga dy punë dhe nuk blejmë...

10:07

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete në...

9:55

“Shqipëria është një vend i pabarabartë”, Hitaj...

9:40

Gazetari Hoxha: Protesta është një klithmë për...

9:37

“Kërkesa për dorëheqjen e Ramës, projekt politik”,...

9:28

“Qytetarët nuk ndihen të përfaqësuar”, Çepani për...

9:27

Avokati Karaj: Protesta qytetare i hoqi monopolin...

9:04

Tetë frutat me pak sheqer, që ndihmojnë...

8:43

Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive...

8:15

Konflikti në Poliklinikën e Shkodrës, momenti kur...

7:45

Dita e 47-të e protestës, qytetarët mblidhen...

7:00

VIDEO/ SHBA-të bombardojnë përsëri me raketa Iranin...

6:31

Aksident tragjik në aksin Elbasan-Librazhd! Makina përplaset...

6:28

Parlamenti i Ukrainës zgjedh Serhii Koretskyi kryeministër...

6:16

Hetimi për helmimin e studentëve, AKU zhbllokon...

5:51

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik...

5:34

Deklarata për spastrim etnik, Kosova kallëzon penalisht...

5:05

Plagosja me thikë në Poliklinikën e Shkodrës,...

Më të klikuarat

  • Hëna mbi Venus në fundjavë, Meri Gjini zbulon shenjat që do...
  • I goditi vëllanë me thikë brenda poliklinikës, shkodrani mer...
  • “E gjithë Shqipëria do të jetë live”, Smart City...
  • Konflikti në Poliklinikën e Shkodrës, momenti kur 32-vjeçari...
  • PS vijon e vetme “Territorialen”, produkti final brenda korr...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.