Juristi Ermal Yzeiraj, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, tha se sot drejtësia shqiptare nuk e pasqyron cilësinë për të cilën paguhet.
I pyetur nga moderatore Pranvera Borakaj nëse po pastrohet politika nga drejtësia shqiptare, Yzeiraj tha se nuk është ky misioni, pasi nuk ka një faktor që kontrollon gjithçka.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: A ka drejtësia një mision për të pastruar klasën politike?
Yzeiraj: Nuk ka një faktor që kontrollon gjithçka. Shumë gjëra janë për shkak të nivelit të arsimit dhe për shkak të egos personale.
Borakaj: Po pse pritëm kaq vite, sepse në 4 vitet e fundit ka kaq shumë arrestime?
Yzeiraj: Është diskutuar deri tani guximi për t’u marrë me “peshqit e mëdhenj”. Nuk mjafton guximi, duhet parë cilësia. Me këtë shtrenjtësi që ka kjo drejtësi, duhet të kishim cilësi tjetër.
Borakaj: S’kemi cilësi sepse skemi brumë?
Yzeiraj: E tillë është Shqipëria. Standardin duhet ta kërkojmë të gjithë.





