Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
15 June 2026
Vizion fokus

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiçit se...

Berisha: Balluku drejt arratisë! Kreu i PD thotë se...

Nëntë të vdekur nga sulmet ruse në Ukrainë, dëmtohet...

Bie çmimi i naftës pas arritjes së marrëveshjes mes...

Trump dhe Irani konfirmojnë arritjen e marrëveshjes për t’i...

Sekuestrimi i cisternës ruse! Britania arreston edhe 25 anëtarë...

Rrëzohet një helikopter, gjashtë viktima

Punë ka, paga edhe gjen, por nuk ka meritokraci....

Pagat po rriten se ka zhvillim apo se nuk...

Protestat, Gonxhja: Turizmi, në sinjalet e pasigurisë

Hasani: Komisioni i ri për Evropën dhe Punët e Jashtme ka rritur eficiencën dhe ka përshpejtuar procesin e integrimit

16 Janar 17:55

Kryetari i Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, vlerësoi punën e këtij komisioni, duke theksuar se bashkimi i Komisionit të Politikës së Jashtme me atë të Çështjeve Europiane ka krijuar një qasje më koherente dhe strategjike ndaj objektivave kombëtare, veçanërisht procesit të integrimit europian.

Në fjalën e tij, Hasani u shpreh se ky riorganizim ka rritur eficiencën e punës parlamentare, ka përshpejtuar procedurat për shqyrtimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe reformave të lidhura me integrimin, si dhe ka shmangur fragmentimin institucional. Sipas tij, Kuvendi i Shqipërisë sot jep një mesazh të qartë brenda dhe jashtë vendit se flet me një zë të vetëm për integrimin në Bashkimin Europian, duke ndjekur praktika të ngjashme me disa parlamente europiane.

Duke iu referuar punës së deritanishme, Hasani bëri të ditur se gjatë periudhës raportuese komisioni ka zhvilluar 16 mbledhje dhe ka shqyrtuar 23 projektligje, nga të cilat dy si komision përgjegjës dhe 21 për dhënie mendimi. Janë shqyrtuar gjithsej 22 nisma të Këshillit të Ministrave dhe një nismë deputeti, ndërsa tetë projektligje kishin si synim përafrimin me acquis të Bashkimit Europian. Në këtë proces janë miratuar edhe 30 amendamente, me qëllim përmirësimin e cilësisë së legjislacionit.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua projektligjit për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, i cili forcon rolin e Parlamentit në shqyrtimin e pozicioneve negociuese, monitorimin e negociatave dhe bashkëpunimin institucional me Këshillin e Ministrave, institucionet e pavarura dhe shoqërinë civile. Ligji parashikon gjithashtu procedura të përshpejtuara për ligjet që lidhen me përafrimin me legjislacionin e BE-së.

Në planin ndërkombëtar, Hasani theksoi se komisioni ka pritur tre komisione homologe dhe ka zhvilluar takime me ambasadorë të akredituar në Tiranë, me fokus lobimin për përshpejtimin e integrimit dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh. Për sesionin e ri parlamentar, komisioni parashikon seanca dëgjimore me Ministrin e Shtetit dhe Kryenegociatoren për integrimin, si dhe monitorimin e piketave sipas kapitujve të negociatave dhe asistencës financiare të BE-së.

Hasani njoftoi gjithashtu se po punohet për organizimin e një konference të komisioneve homologe të parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së, me synimin që ajo të mbahet në vjeshtën e vitit 2026, si pjesë e përpjekjeve për forcimin e mbështetjes parlamentare për integrimin europian të Shqipërisë.

Fjala e plotë e kryetarit të Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani:

“Të nderuar kolegë, me vendimin për të bashkuar në një komision të vetëm Komisionin për Politikën e Jashtme me atë të Çështjeve Europiane, kemi krijuar një qasje më koherente dhe strategjike ndaj objektivave kombëtare. Mendoj se kemi rritur efiçencën e punës parlamentare dhe kemi përshpejtuar procedurat për shqyrtimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, si dhe të reformave për të cilat flasim gjatë gjithë ditës, që kanë lidhje me integrimin. Përmes Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, besoj se kemi fituar atë koherencë institucionale, kemi shmangur fragmentimin dhe kemi dhënë një mesazh të qartë brenda dhe jashtë vendit se Kuvendi i Shqipërisë flet me një zë të vetëm për integrimin europian. Një organizim i tillë reflekton edhe praktikat e ndjekura në disa parlamente europiane ku, për shkak të ndërvarësisë së fortë mes politikës së jashtme dhe integrimit, këto funksione po trajtohen së bashku.

Duke falënderuar të gjithë kolegët e komisionit jo vetëm për prezencën, por edhe për angazhimin maksimal të treguar deri tani, më lejoni të ndalem në disa statistika që flasin për punën tonë. Gjatë kësaj periudhe raportuese, kemi zhvilluar 16 mbledhje dhe kemi shqyrtuar 23 projektligje. Për dy nga këto projektligje, Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme ka qenë komisioni përgjegjës, ndërsa për 21 të tjerat kemi qenë komision për dhënie mendimi. Kemi shqyrtuar 22 nisma të Këshillit të Ministrave dhe një nismë deputeti. Gjatë shqyrtimit dhe miratimit të projektligjeve, tetë prej tyre synonin përafrimin me acquis të Bashkimit Europian; gjithashtu kemi miratuar 30 amendamente në komision, duke garantuar një përafrim më efektiv dhe cilësi më të mirë të legjislacionit.

Ndërkohë, kemi zhvilluar një seancë dëgjimore për kontroll parlamentar. Në këtë diskutim dua të veçoj projektligjin për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian, të cilin e shqyrtuam në cilësinë e komisionit përgjegjës. Ky ligj forcoi rolin e Kuvendit në shqyrtimin e pozicioneve negociuese dhe raporteve përkatëse me rekomandimet e Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, si dhe monitorimin e ecurisë së negociatave të anëtarësimit. Ai forcoi bashkëpunimin institucional mes Kuvendit, Këshillit të Ministrave, institucioneve të pavarura dhe shoqërisë civile. Ligji parashikoi procedurën e përshpejtuar parlamentare për shqyrtimin e ligjeve që përafrojnë legjislacionin e Bashkimit Europian, si dhe përmirësoi terminologjinë e përdorur, duke reflektuar fazën aktuale të procesit të anëtarësimit.

Në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe, komisioni ka pritur tri komisione homologe me synimin kryesor lobimin për të përshpejtuar procesin e integrimit dhe për të thelluar bashkëpunimin dypalësh. Në të njëjtën linjë kanë qenë edhe takimet që kemi bërë me ambasadorë të akredituar në Tiranë. Për sesionin që do të fillojmë zyrtarisht të hënën, për të cilin puna përgatitore ka filluar, do të vijojmë me shqyrtimin e të gjitha projektakteve të depozituara nga Këshilli i Ministrave dhe propozimeve tuaja, për të arritur afatet e parashikuara. Gjithashtu, në kuadër të detyrimeve që rrjedhin nga procesi i integrimit, do të realizojmë seanca dëgjimore me Ministrin e Shtetit dhe Kryenegociatoren mbi negociatat dhe integrimin europian, të cilat po i dakordësojmë në mënyrë frekuente.

Kemi parashikuar gjithashtu zhvillimin e seancave dëgjimore për monitorimin e piketave të ndërmjetme dhe përmbyllëse sipas kapitujve dhe grup-kapitujve, si dhe mbikëqyrjen e asistencës financiare të Bashkimit Europian për Shqipërinë. Në zbatim të Rregullores së Kuvendit, komisioni do të zhvillojë disa seanca dëgjimore në funksionin kontrollues me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Sa i përket veprimtarisë ndërkombëtare, do të vijojmë të mbajmë të njëjtin qëndrim lobues në të gjitha organizmat ku përfaqësojmë vendin tonë, për të thelluar punën me anëtarët e parlamenteve, sidomos të vendeve të BE-së, për mbështetjen konkrete që ata duhet t’i japin integrimit të Shqipërisë.

Me këtë pikësynim, jo vetëm që kemi planifikuar të zhvillojmë disa vizita në parlamentet e vendeve anëtare, por po angazhohemi maksimalisht gjatë këtij gjashtëmujori, në bashkëpunim me Kryetarin e Kuvendit, për mundësinë e organizimit të një konference të komisioneve homologe të vendeve anëtare të BE-së, me shpresën që ta kemi të mundur zhvillimin e këtij aktiviteti në vjeshtën e vitit 2026. Faleminderit të gjithëve.”

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Igli hasani integrimi i shqiperise

Nga e njëjta kategori

“Mbrëmë u takuam me Vanesën”, Indri zbulon marrëdhënien me këngëtaren pas Ferma VIP: Më erdhi spontanisht ta përqafoja

më shumë...

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiçit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

më shumë...

Berisha: Balluku drejt arratisë! Kreu i PD thotë se Rama po përgatit largimin e saj për t’i shpëtuar arrestimit

më shumë...

A do jetë Ermal Mamaqi? Sot finalja e “Ferma VIP”, Eduart Grishaj zbulon disa surpriza të mbrëmjes së madhe: Roli i pazakontë i Arbanës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

2:37

“Mbrëmë u takuam me Vanesën”, Indri zbulon...

2:18

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e...

2:10

Berisha: Balluku drejt arratisë! Kreu i PD...

1:47

A do jetë Ermal Mamaqi? Sot finalja...

1:43

U arrestua në Greqi pas urdhërarrestit të...

1:32

Ministrja Sala: Nis konsultimi për krijimin e...

1:17

Dyshohet se u ekzekutua me breshëri plumbash...

1:12

Nëna e Monika Kryemadhit në GJKKO: Nuk...

12:54

Korrigjimi i provimeve të maturës, 650 mësues...

12:36

Sot Hëna e Re te Binjakët, Meri...

12:25

Nis regjistrimi në kopshte, prindërit mund të...

11:58

Vranë dhe hodhën në lumë Renis Dobrën,...

11:50

Sot vëmendja në ekranin e Vizion Plus!...

11:23

Vrasja në Mirditë, dyshohet se 45-vjeçari u...

10:47

Dua Lipa dhe Callum Turner shijojnë muajin...

10:28

“Po godet imazhin e Shqipërisë dhe sezonin...

9:47

Përfitoi para për programe studimi që nuk...

9:44

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit!...

9:42

Nëntë të vdekur nga sulmet ruse në...

9:12

Bie çmimi i naftës pas arritjes së...

Më të klikuarat

  • FOTO/ Kjo është 26-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin tra...
  • Sot Hëna e Re te Binjakët, Meri Gjini tregon ndikimin e menj...
  • Kush është në listë?/ Këto tre shenja horoskopi janë më të m...
  • Detaje të reja nga vrasja në Mirditë, identifikohet viktima...
  • Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit! Zbriti nga autobusi dhe...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.