Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
09 May 2026
Vizion fokus

Berisha pas protestës: Nuk ka polici në botë që...

Trump: Armëpushim 3-ditor mes Rusisë dhe Ukrainës

Përplasja me protestuesit, lëndohen 3 efektivë policie

Zjarr në një lokal në Radhimë

Tubimi i opozitës, protestuesit nisen drejt selisë së PD-së!...

Vijojnë tensionet në protestën e PD-së, sulme me fishekzjarre...

FOTOLAJM/ Protesta e PD-së, Sali Berisha shfaqet me maskë...

Sërish përplasje mes policisë dhe protestuesve

Nisin përplasjet mes policisë dhe protestuesve në afërsi të...

Mbyllet protesta e PD para kryeministrisë, nis marshimi drejt...

Nga akuzat e opozitës dhe SPAK, te rritja e rrogave dhe pensioneve/ Si ishte 2025-ta për qeverinë? Rama bën përmbledhjen vjetore

30 Dhjetor 14:26

Për rreth 3 orë, kryeministri Edi Rama qëndroi përballë gazetarëve në konferencën e fundvitit, ku bëri një përmbledhje të punës së qeverisë përgjatë vitit 2025.

Kreu i qeverisë foli për akuzat e opozitës dhe SPAK. Rama tha se SPAK është një institucion që ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen e fortë të qeverisë.

Sipas tij, SPAK nuk duhet parë si opozitë e qeverisë, pasi nuk është i tillë. Ai theksoi se SPAK po trajtohet si pikë referimi nga kjo opozitë depresive.

“SPAK-u nuk është opozita e qeverisë. Është një institucion i ri, i mbështetur nga kjo forcë qeverisëse dhe i garantuar prej saj. Të tjerët janë betuar se do ta shkrijnë, por nuk e shkrijnë dot, sepse votat i kemi ne. Është një institucion që bën punën e vet. Por depresioni i thellë ku ndodhet opozita e qeverisë bën që puna e SPAK-ut të jetë e vetmja pikë referimi e opozitës depresive për të goditur qeverinë,” tha Rama.

Sa i përket situatës ekonomike në vend, numri një i qeverisë theksoi se ky ishte viti më i mirë. Ai tha se performanca ekonomike e këtij viti parashikohet të jetë 3.9%.

Ndërkohë, Rama shtoi se viti i ardhshëm do të jetë viti i vijimit për rritjen e rrogave dhe pensioneve, ku paga minimale do të shkojë në 500 euro.

“Jemi në një vit që, në aspektin e ekonomisë, është nga më të mirët. Parashikohet që të mbyllet me një rritje ekonomike 3.9%, një rritje kuptimplote dhe mbase më e larta në gjithë këtë pellg ku ndodhemi ne. Bizneset e reja janë shtuar me afro 20%. Investimet e huaja vetëm në tremujorin e tretë kanë pasur një rritje me 10%. Paga mesatare ka rezultuar 830 euro në tremujorin e tretë. Për pak ditë paga minimale shkon në 500 euro, si në privat ashtu edhe në shtet. Nga janari, pensionet do të rriten përtej indeksimit. Indeksimi nuk është rritje e pensionit në kuptimin për të cilin flasim. Rritja që ne do të bëjmë do të jetë domethënëse vit pas viti. Pensioni urban do të rritet me 18 mijë lekë të vjetra në muaj dhe në janarin e 2027 do të dyfishohet. Pensioni familjar do të rritet me 700 lekë në muaj,” u shpreh Rama.

Po ashtu, numri një i qeverisë shtoi se viti 2025 pati rritje edhe sa i përket të ardhurave nga doganat dhe tatimet, dhe kjo sipas tij erdhi pa u rritur taksat.

“Kemi pasur një rritje të të ardhurave nga tatimet dhe doganat, pa rritje të taksave. 628 miliardë lekë në të ardhura të shtetit, ndërkohë që janë miratuar disa politika të reja për paketën fiskale me marrëveshjen e paqes dhe projektligjin e faljes së detyrimeve të prapambetura, apo skemën e re të kompensimit të TVSH-së për fermerët. Është gati skema e garancisë shtetërore për bujqësinë që ka filluar të japë efektet e para. Sipas vlerësimit të SIGMA-s, institucioni që bën llogaritjet dhe varet nga BE, Shqipëria konsiderohet vend lider në funksionimin e administratës publike në rajon dhe në menaxhimin e financave dhe shërbimeve publike. Kjo është në kundërt me çfarë përhapin tendencat politike dhe mediatike. Kemi krijuar shoqërinë ALB TRACE, që është një risi në vend, falë bashkëpunimit me Emiratet e Bashkuara, duke siguruar që Shqipëria të prodhojë pullat fiskale në vend, të markojë karburantet dhe të ofrojë disa shërbime,” tha Rama.

Sa i përket kërkesës së opozitës për dorëheqjen e tij, Rama tha se ajo është absurde.

“Dorëheqje për AKSHI-n? AKSHI është një institucion krenarie për ne, që të jemi shumë të qartë bashkë. AKSHI ka kursyer 620 milionë euro për shqiptarët falë dixhitalizimit. 7,600 vite pritje në radhë e dini sa janë 7,600 vite? Janë 25 mijë rrotullime rreth Tokës. Parafytyroni një radhë shqiptarësh që i shkon toka 25 mijë herë rrotull. Janë 33 milionë euro kursime për shqiptarët jashtë vendit, ky është raport ndërkombëtar. Janë 75 milionë fletë letre të kursyera. Një nga arsyet që po ecim kaq shpejt drejt BE-së është AKSHI,” u shpreh kryeministri.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
2025-sa Akuzat rama SPAK Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Nga opinioniste në konkurrente e Ferma Vip, kush janë dy gazetaret që u bënë pjesë e garës

më shumë...

Televotim masiv, zbulohet vendimi, çfarë vendosi publiku për Fabjolën

më shumë...

Puthja në buzë e Vanesës me vëllain, Henri: Nuk është shembull që duhet të jepet! Indri: Ke mendimin e gjyshit tim

më shumë...

Berisha pas protestës: Nuk ka polici në botë që ndal kryengritjen tonë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:12

Nga opinioniste në konkurrente e Ferma Vip,...

12:51

5 fermerë në televotim, kush prej tyre...

12:41

E papritur, Gresa largohet nga Ferma Vip:...

11:46

Mes emocionesh, Visi merr surprizën e veçantë...

11:13

Televotim masiv, zbulohet vendimi, çfarë vendosi publiku...

11:00

Fiket zjarri në Radhimë, policia: Dyshohet i...

10:46

Puthja në buzë e Vanesës me vëllain,...

10:29

Berisha pas protestës: Nuk ka polici në...

10:27

Ndarja e Vanesës nga ish i dashuri,...

10:08

Trump: Armëpushim 3-ditor mes Rusisë dhe Ukrainës

10:05

Përplasja me protestuesit, lëndohen 3 efektivë policie

9:48

“Nuk kam dhënë shembull të mirë”, Ola:...

9:47

Zjarr në një lokal në Radhimë

9:32

Tubimi i opozitës, protestuesit nisen drejt selisë...

9:30

“Ka gabuar”, Adi flet për Olën: Ka...

9:13

Vijojnë tensionet në protestën e PD-së, sulme...

9:09

Cili do të jetë fati i Fabjolës...

9:01

FOTOLAJM/ Protesta e PD-së, Sali Berisha shfaqet...

8:58

Sërish përplasje mes policisë dhe protestuesve

8:37

Nisin përplasjet mes policisë dhe protestuesve në...

Më të klikuarat

  • Veliaj në seancë ndaj Dados, Robert Ndrenika puth në ballë k...
  • “Na tmerron çdo natë”, 28-vjeçari i veshur me fustan kthen j...
  • Zbardhet atentati në Sarandë, policia deklaratë zyrtare: Në...
  • “U luta vetëm për një fëmijë, ndërsa Zoti më dha pesë”, nëna...
  • Atentati ndaj Arjan Ndojës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.