Aksident në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, mjeti përplas një person që lëvizte me biçikletë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur pak momente më parë, ndërsa i dëmtuari nga biçikleta është transportuar drejt spitalit ku po merr ndihmën mjekësore.
Mësohet se i dëmtuari ka qenë edhe nën efektin e alkoolit, çka mund të ketë sjellë edhe aksidentin. Policia në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.





