Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
25 April 2026
Vizion fokus

Google, do të investojë 40 miliardë dollarë në kapitalin...

Aksident dramatik në Spanjë, 4 të plagosur në parkun...

Netanyahu urdhëron sulm ndaj Hezbollahut në Liban

Alarmi për bombë në Tiranë, reagon policia

Kriza e sigurisë, Irani godet tradhtarët e brendshëm

Alarm për bombë në një qendër tregtare në Tiranë

Zelensky: Jemi gati për bisedime trepalëshe në Azerbajxhan

Vuçiç: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për...

U hakuan telefonat e 300 personaliteteve të rëndësishme me...

Orban dorëzon dhe mandatin e deputetit pasi humbi zgjedhjet

“Sapo kam dalë nga godina ku luhet teatri i turpit të drejtësisë ndërkombëtare”, Rama pas takimit me Thaçin: E gjeta komandantin të buzëqeshur

18 Dhjetor 13:43

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme zhvilloi një vizitë në Hagë, ku  u takua do me ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçit, i cili prej tashmë 5 vitesh ndodhet i izoluar nën akuzat për krime lufte.

Pas takimit, Rama tha se e gjeti Thaçin të qetë, në formë dhe të buzëqeshur, pavarësisht kufizimeve të shumta që i janë vendosur gjatë procesit ndërkombëtar.

“Sapo kam dalë nga godina ku luhet teatri i turpit të drejtësisë ndërkombëtare”, shkruan ai, teksa thekson se në zemër të Evropës po ndodh një padrejtësi ulëritëse.

Rama: Sapo kam dalë nga godina ku luhet teatri i turpit të drejtësisë ndërkombëtare me Hashim Thaçin, i cili u rrëmbye pa gjyq e as akuzë nga zyra e Presidentit të Republikës, ku e kishte çuar populli i Kosovës, e me Luftën Çlirimtare të Kosovës, të cilën nuk e përdhos dot një farsë e nisur për trafik organesh nga kukullat ruse të Dumës së Putinit në Strasburg dhe e vazhduar me lloj-lloj absurditetesh e dëshmitarësh groteskë të akuzës ndërkombëtare në Hagë.

E kam gjetur komandantin në formë, të qetë e të buzëqeshur si çdo i pafajshëm me karakter të hekurt, edhe pse me ndalime absurde të drejtash minimale që i ishin hequr krahasimisht me herën e kaluar – një turp më vete me një fjalë! Kemi folur për familjet, për miqtë e përbashkët, për Shqipërinë e për Kosovën, për “Skënderbeun” e Aurel Plasarit, që ia pata çuar më parë, për librin e fundit të Kisingerit që ia çova këtë herë, e për dy a tre libra të tjerë nga moria e leximeve të tij në këtë vend, të cilin  me të qeshur Hashimi e quan “institut”.

Nuk di ç’të them më për këtë padrejtësi ulëritëse në zemër të Europës demokratike, me bekimin e me fondet e taksapaguesve të vendeve demokratike, ndaj një populli europian që çliroi vetveten nga një regjim nacional-socialist, po edhe Europën nga një njollë e zezë apartajdi mu në kërthizën e saj për dekada me radhë.

Bekuar qofshin Republika e Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe të burgosurit e saj pa gjyq, prej më shumë se pese vjetësh tanimë, në mes të Europës së lirisë, demokracisë e shtetit ligjor./vizionplus.tv 

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Edi Rama Hashim Thaçi

Nga e njëjta kategori

“Sali kolltuku …”, Salianji i përgjigjet Berishës: I ke bërë llogaritë gabim, do të të çmontoj

më shumë...

Katër shenjat e Horoskopit që do kenë lajme të mëdha deri në fund të muajit prill

më shumë...

U ndaluan për vrasjen në Memaliaj, Gjykata vendos arrest shtëpie për tre persona

më shumë...

Autoshkollat: Do rrisim çmimet, jemi goditur nga shtrenjtimi i karburanteve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:38

Ushqimet që duhet të konsumoni para se...

10:16

Google, do të investojë 40 miliardë dollarë...

9:56

Aksident dramatik në Spanjë, 4 të plagosur...

9:46

Netanyahu urdhëron sulm ndaj Hezbollahut në Liban

9:22

Alarmi për bombë në Tiranë, reagon policia

9:20

Kriza e sigurisë, Irani godet tradhtarët e...

9:11

Alarm për bombë në një qendër tregtare...

8:51

Ja çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni...

8:40

Zelensky: Jemi gati për bisedime trepalëshe në...

8:23

Vuçiç: Serbia s’është në linjë me politikën...

8:00

U hakuan telefonat e 300 personaliteteve të...

7:25

Orban dorëzon dhe mandatin e deputetit pasi...

7:11

Skandal në Itali, takime sekrete në “San...

7:01

Kosova në prag të zgjedhjeve të reja...

6:43

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Trump...

6:30

Drejtoria refuzoi t’i transferonte në krahun tjetër,...

6:07

Ngecin kontaktet Iran-SHBA

5:57

“Kujdes nga mesazhet që mbërrijnë në telefonin...

5:49

Përmbysje e “çmendur”, Bajerni dhuron spektakël në...

5:35

“Sali kolltuku …”, Salianji i përgjigjet Berishës:...

Më të klikuarat

  • Ermiona flet me emra pas daljes: Kush janë fermerët më të dj...
  • “Babai ka edhe 3 muaj jetë”, rrëfimi prekës i Gresës: Kur me...
  • “Çfarë ka Malbora me burrin e Sarës?”, Deklarata...
  • Moza për herë të parë në sfidë dhe del e para! Kush janë dy...
  • “Do të jesh pjesë e trekëndëshave?” Marrëdhënia me Adi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.