Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
21 April 2026
Vizion fokus

Bastisje kundër drogës në Meksikë, 2 oficerë të CIA-s...

Raporti BE-OKB: Gazës i duhen mbi 71 miliardë dollarë...

Bajrami e mbyll te Rejnxhërs, trajneri nuk e konsideron...

Sherr masiv mes të rinjve, përplasje me sende të...

Shpërthimi i bombës në Tepelenë, policia: Ja si ndodhi...

Vrasje e trefishtë në Mal të Zi, mes viktimave...

Rama në Forumin Ekonomik të Dephit, zbardhet agjenda e...

Bie numri i krerëve të bagëtive, blegtorët ankohen se...

Prindërit të alarmuar për sigurinë e fëmijëve, reagon policia:...

“Hajd se do t’ia gjejmë rrugën BE-së se si...

Gjarpërinjtë blu helmues kthehen në trend në Kinë pas suksesit të “Zootopia 2”, të rinjtë po i blejnë si kafshë shtëpiake

18 Dhjetor 10:26

Gjarpërinjtë blu, sa të bukur aq edhe jashtëzakonisht helmues, janë kthyer në trendin më të ri në Kinë, pas suksesit të jashtëzakonshëm të filmit të animuar “Zootopia 2”.

Një 21-vjeçar bleu një gjarpër indonezian për 1.850 juanë (rreth 260 dollarë), vetëm dy ditë pas daljes në kinema të filmit të Disney-t më 26 nëntor. Personazhi i tij i preferuar ishte risia e këtij filmi, “Gary De’Snake”, i cili besohet se është frymëzuar nga një specie gjarpri e Azisë Juglindore.

“Zootopia 2 po i ndihmon zvarranikët shtëpiakë të kenë një imazh më të mirë  nuk janë krijesa të çuditshme, dhe Gary është personazhi më përfaqësues mes tyre,” tha i riu për CNN. “Më pëlqen entuziazmi dhe ndjenja e përgjegjësisë që ai ka.”

Filmi, i cili u publikua drejt fundit të Vitit të Gjarprit sipas horoskopit kinez, është shndërruar në filmin e huaj të animuar më të suksesshëm të të gjitha kohërave në Kinë, me të ardhura mbi 3,55 miliardë juanë (503 milionë dollarë). Rekordi i mëparshëm mbahej nga “Zootopia” i vitit 2016. Në nivel global, “Zootopia 2” ka kaluar 1 miliard dollarë të ardhura, sipas Box Office Mojo.

Në film, Gary përpiqet të pastrojë reputacionin e familjes së tij  dhe të gjithë zvarranikëve me ndihmën e protagonistëve të filmit të parë, çiftit lepur-dhelpër.

I riu kinez theksoi se pronarët e zvarranikëve në Kinë janë përballur prej kohësh me paragjykime, duke u konsideruar si persona me “shije të çuditshme për krijesa të frikshme”. Megjithatë, ai dhe shumë të tjerë e duan aq shumë gjarprin blu të filmit, sa do të dëshironin ta kishin një të tillë në jetën reale, pavarësisht rrezikut nga helmimi.

Pas daljes së filmit, platformat kryesore kineze të tregtisë elektronike kanë shënuar rritje të ndjeshme të kërkimeve dhe çmimeve për këtë gjarpër indonezian – i njohur në Kinë si “gjarpri bambu i ishullit”. Çmimet variojnë nga disa qindra deri në disa mijëra juanë, sipas medias shtetërore The Paper.

Zvarranikët po fitojnë gjithnjë e më shumë popullaritet te të rinjtë kinezë. Deri në fund të vitit 2024, më shumë se 17 milionë njerëz në Kinë kishin kafshë shtëpiake ekzotike, ndërsa tregu i tyre i afrohej 10 miliardë juanëve (1,4 miliardë dollarë), sipas agjencisë shtetërore Xinhua. Mbi 60% e pronarëve i përkasin gjeneratës Z, dhe një raport i vitit 2025 tregon se gjarpërinjtë përbëjnë më shumë se 50% të të gjithë zvarranikëve të mbajtur si kafshë shtëpiake.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
gjarperinjt Zootopia 2

Nga e njëjta kategori

Bastisje kundër drogës në Meksikë, 2 oficerë të CIA-s të vrarë nga aksidenti me makinë

më shumë...

Raporti BE-OKB: Gazës i duhen mbi 71 miliardë dollarë për rimëkëmbje nga lufta

më shumë...

Bajrami e mbyll te Rejnxhërs, trajneri nuk e konsideron më pjesë të ekipit

më shumë...

Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

5:57

Bastisje kundër drogës në Meksikë, 2 oficerë...

5:36

Nga bananet te çokllata e zezë, 6...

5:32

Raporti BE-OKB: Gazës i duhen mbi 71...

5:18

Bajrami e mbyll te Rejnxhërs, trajneri nuk...

5:08

Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën

5:07

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

4:58

Sherr masiv mes të rinjve, përplasje me...

4:12

5 ushqime që mund të bëhen të...

4:10

Shpërthimi i bombës në Tepelenë, policia: Ja...

4:00

Vrasje e trefishtë në Mal të Zi,...

3:33

Rama në Forumin Ekonomik të Dephit, zbardhet...

3:28

Nevoja për gjak vetëm po rritet, ka...

3:19

Reduktohen autobusët në Berat, shoferët ankohen për...

3:09

Përmbyten disa lagje në Lezhë, reshjet e...

3:06

Bie numri i krerëve të bagëtive, blegtorët...

2:58

Shpërthim me bombë në Tepelenë, 2 të...

2:49

Nga bananet te çokllata e zezë, 6...

2:39

Kurti: Oferta jonë është shumë gjeneroze, por...

2:15

Burg përjetë Naim Murselit, vëllai i Liridona...

2:13

Prindërit të alarmuar për sigurinë e fëmijëve,...

Më të klikuarat

  • Kush është fermeri që largohet nga Ferma Vip 3
  • “U pendova që e futa në shtëpi”, Malbora zbulon marrëdhënien...
  • Drejtësia vihet në vend! Familjarët e Liridona Ademajt përqa...
  • Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gji...
  • Burg përjetë Naim Murselit, vëllai i Liridona Ademajt: Ky ve...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.