Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 July 2026
Vizion fokus

Përfundon protesta, qytetarët nisin marshimin nëpër Tiranë

Fier/ Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll...

“Të gatshëm t’i japim fund luftës”/ Trump bisedë telefonike...

Cristiano Ronaldo: Ky është Botërori im i fundit

Punon në shtet? Dy kritere kryesore që të përfitosh...

Miliarda lekë shtesë në buxhet nga rritja e çmimeve,...

Indeksim dhe bonuse për pensionistët, ndihmë apo dinjitet?

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Dita e 36-të e protestës, qytetarët mblidhen tek sheshi...

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra në...

“Londra është bërë aq e rrezikshme sa njerëzit po goditen me thikë pas shpine”, Trump “sulmon” kryebashkiakun britanik: Katastrofë totale

15 Nëntor 21:55

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka akuzuar kryebashkiakun e Londrës Sadiq Khan, për “rritje të krimit” duke pretenduar se kryeqyteti britanik është bërë aq i rrezikshëm sa “njerëzit po marrin thikë pas shpine ose më keq” .

Trump ringjalli armiqësinë e tij personale me Sadiq Khan, duke i thënë GB News se kryebashkiaku i Londrës është një “kryebashkiak shumë i keq” dhe “një katastrofë totale”, pavarësisht faktit se ai është në mandatin e tij të tretë dhe ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit për një të katërt.

Gjatë intervistës, gazetarja Bev Turner tha se “Londra ka një problem të madh me krimin”, pa përmendur shifra specifike, ndërsa Trump reagoi agresivisht kundër Khan.

Presidenti amerikan vazhdoi duke thënë: “Shikoni krimin që keni në Londër. Nëna ime e donte Londrën, ajo e donte qytetin. Ajo gjithmonë thoshte se kjo ishte një Londër ndryshe nga ajo që është sot. Sot njerëzit po marrin thikë pas shpine ose edhe më keq.”

Pavarësisht këtyre deklaratave, Trump nuk paraqiti shembuj specifikë për të mbështetur pretendimin e tij për një rritje të sulmeve me thikë.

Të dhënat e fundit tregojnë se vrasjet në kryeqytetin britanik kanë rënë. Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Policia Metropolitane regjistroi 101 vrasje në periudhën korrik 2023-qershor 2024, krahasuar me 107 një vit më parë.

Grindja midis Trump dhe Khan daton të paktën që nga viti 2015, kur kandidati i atëhershëm presidencial propozoi ndalimin e hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, dhe Khan reagoi ashpër. Konfrontimi u përshkallëzua pasi Trump kritikoi mënyrën se si e trajtoi sulmin terrorist në Urën e Londrës, ndërsa në vitin 2018 qyteti i Londrës lejoi instalimin e një strukture përshkruante presidentin amerikan si foshnjë gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Posted Under:
Aktualitet Anash Bota
Tagged:
Londer trump

Nga e njëjta kategori

Përfundon protesta, qytetarët nisin marshimin nëpër Tiranë

më shumë...

“Të gatshëm t’i japim fund luftës”/ Trump bisedë telefonike me Zelenskyn dhe Putin

më shumë...

Cristiano Ronaldo: Ky është Botërori im i fundit

më shumë...

Indeksim dhe bonuse për pensionistët, ndihmë apo dinjitet?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:41

Kujdesi për lëkurën, ja cilat janë tre...

10:37

Përfundon protesta, qytetarët nisin marshimin nëpër Tiranë

10:11

Fier/ Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet...

10:06

“Të gatshëm t’i japim fund luftës”/ Trump...

9:35

Cristiano Ronaldo: Ky është Botërori im i...

9:27

Temperaturat e larta, ja disa këshilla si...

8:53

Punon në shtet? Dy kritere kryesore që...

8:31

Miliarda lekë shtesë në buxhet nga rritja...

8:06

Indeksim dhe bonuse për pensionistët, ndihmë apo...

8:05

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në...

7:53

Dita e 36-të e protestës, qytetarët mblidhen...

7:12

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 16...

6:47

IGJEO: Sot dhe nesër rreziku për zjarre...

6:34

“Funerali politik i Edi Ramës”, Berisha: Populli...

6:16

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri, plagosen...

5:47

Tensionet gjatë protestës së djeshme, ministri Hoxha:...

5:27

Zjarrfikësit në betejë me flakët në Tale...

4:49

Zjarri në Fier, dëmtohet baza materiale e...

4:38

Vrau efektivin Enea Mekolli dhe plagosi kolegun...

4:25

Netanyahu vizitë në Uashington, pritet takim me...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin e qytetarëv...
  • Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Fier, banorët në ndihm...
  • Vrau efektivin Enea Mekolli dhe plagosi kolegun e tij, Viola...
  • SHBA/ Të shtëna me armë zjarri, plagosen 8 persona, mes tyre...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.