Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
13 May 2026
Vizion fokus

Guvernatori Sejko: Rritja e kreditimit për bizneset e vogla...

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Program serioz i qeverisë për...

“Ndrangheta” në krizë pas sekuestrimeve të kokainës, zbardhen përgjimet...

E pazakontë/ Paditet gjykatësi në Spanjë, përdori ChatGPT për...

Trump thotë se SHBA-ja nuk ka nevojë për ndihmën...

Britania dërgon dronë, aeroplanë dhe një anije luftarake në...

NBA në zi, lotari i Memfis Grizlis gjendet i...

Ish-shefi i stafit të Zelensky i dyshuar për korrupsion

Ministri i Jashtëm grek: Droni detar i gjetur pranë...

Von der Leyen kundër rrjeteve sociale: I trajtojnë fëmijët...

“Londra është bërë aq e rrezikshme sa njerëzit po goditen me thikë pas shpine”, Trump “sulmon” kryebashkiakun britanik: Katastrofë totale

15 Nëntor 21:55

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka akuzuar kryebashkiakun e Londrës Sadiq Khan, për “rritje të krimit” duke pretenduar se kryeqyteti britanik është bërë aq i rrezikshëm sa “njerëzit po marrin thikë pas shpine ose më keq” .

Trump ringjalli armiqësinë e tij personale me Sadiq Khan, duke i thënë GB News se kryebashkiaku i Londrës është një “kryebashkiak shumë i keq” dhe “një katastrofë totale”, pavarësisht faktit se ai është në mandatin e tij të tretë dhe ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit për një të katërt.

Gjatë intervistës, gazetarja Bev Turner tha se “Londra ka një problem të madh me krimin”, pa përmendur shifra specifike, ndërsa Trump reagoi agresivisht kundër Khan.

Presidenti amerikan vazhdoi duke thënë: “Shikoni krimin që keni në Londër. Nëna ime e donte Londrën, ajo e donte qytetin. Ajo gjithmonë thoshte se kjo ishte një Londër ndryshe nga ajo që është sot. Sot njerëzit po marrin thikë pas shpine ose edhe më keq.”

Pavarësisht këtyre deklaratave, Trump nuk paraqiti shembuj specifikë për të mbështetur pretendimin e tij për një rritje të sulmeve me thikë.

Të dhënat e fundit tregojnë se vrasjet në kryeqytetin britanik kanë rënë. Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Policia Metropolitane regjistroi 101 vrasje në periudhën korrik 2023-qershor 2024, krahasuar me 107 një vit më parë.

Grindja midis Trump dhe Khan daton të paktën që nga viti 2015, kur kandidati i atëhershëm presidencial propozoi ndalimin e hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, dhe Khan reagoi ashpër. Konfrontimi u përshkallëzua pasi Trump kritikoi mënyrën se si e trajtoi sulmin terrorist në Urën e Londrës, ndërsa në vitin 2018 qyteti i Londrës lejoi instalimin e një strukture përshkruante presidentin amerikan si foshnjë gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Posted Under:
Aktualitet Anash Bota
Tagged:
Londer trump

Nga e njëjta kategori

Goditet me thikë 42-vjeçari në Sarandë

më shumë...

Guvernatori Sejko: Rritja e kreditimit për bizneset e vogla duhet të jetë prioritet kombëtar

më shumë...

Rama batuta me zëvendëskryetarin turk të shoqatës së Bankave, e komplimenton për shqipen: Do ta japim pasaportën me ceremoni

më shumë...

E papritur në Ferma VIP/ Mimoza Ahmeti puth në buzë Ilir Shaqirin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:20

Goditet me thikë 42-vjeçari në Sarandë

10:44

Guvernatori Sejko: Rritja e kreditimit për bizneset...

10:40

Rama batuta me zëvendëskryetarin turk të shoqatës...

10:33

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Program serioz i...

10:17

Adoleshenti në Durrës përplas 28-vjeçarin me motor,...

10:07

E papritur në Ferma VIP/ Mimoza Ahmeti...

10:04

“Ndrangheta” në krizë pas sekuestrimeve të kokainës,...

9:57

E pazakontë/ Paditet gjykatësi në Spanjë, përdori...

9:30

Tre katet e fundit të ndërtuara pa...

9:28

Vihet në funksion Akseleratori i 3-të, ministrja...

8:39

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë,...

8:27

Trump thotë se SHBA-ja nuk ka nevojë...

8:12

“Shmang xhelozinë”, parashikimi i yjeve për secilën...

10:50

Britania dërgon dronë, aeroplanë dhe një anije...

10:26

Trondit ish-agjenti: Këshilltari i Ambasadës shqiptare në...

10:24

NBA në zi, lotari i Memfis Grizlis...

10:16

Pirja e këtij lëngu frutash mund të...

10:15

“Kush prek Shqipërinë, ka prekur Turqinë”/ Prapaskenat...

10:07

“Ky është krim njerëzor”/ ‘Shpërthen’ diplomati: Sot...

10:07

Ish-shefi i stafit të Zelensky i dyshuar...

Më të klikuarat

  • ”Ti me mua s’ke histori, mund të kesh me ish-burrin ti...
  • Këto shenja Horoskopi do të kenë fillime të reja pas pak dit...
  • Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën 34-vjeçari
  • Denoncoi mjekun për ngacmim seksual, dëshmia e 21-vjeçares p...
  • “Bullizohet për peshën e saj”, bashkëshorti i Sa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.