E premte, 16 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 1 orë më parë
Kronikë

Ndikimi i huaj në protesta, Koçi: Mund të krijojnë profile që duken si nacionalistë shqiptarë! Bushati: Ka një dorë të huaj edhe në polici

Ndikimi i mundshëm i faktorëve të huaj në protestën në Tiranë është bërë pjesë e debatit në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, të moderatorit Ylli Rakipi.

Ish-deputeti i PS-së Petro Koçi u shpreh se nuk ka fakte për këtë, por theksoi se ndikimi i huaj sot mund të jetë hibrid, përmes profileve që krijohen në internet dhe paraqiten si nacionalistë shqiptarë.

Reklamë

Nga ana tjetër, analisti Andi Bushati pretendoi se ka ndërhyrje të huaj si te protestuesit, ashtu edhe brenda Policisë.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

A ka ndikim nga vendet e tjera?

Koçi: Po të mos ketë influenca të vendeve që nuk janë dakord me kursin ndërkombëtar që ndjek Shqipëria do të ishte çudi. Por a ka prezentë, nuk kam fakte. Për këtë nuk kam fakte, por duhet të dimë që sot ndikimi i huaj është hibrid. Ka mënyra të sofistikuara për të ndikuar, duke filluar nga rrjete sociale, krijojnë profile false, etj. Ata mund të krijojnë profile falas në një kohë fare të shkurtër dhe të duken shqiptarë nacionalistë. Mund të orientojnë shumë gjëra dhe zhvillime të caktuara. Problemi është që ne të shohim këtë pjesën e hapur, që deklarohet hapur nga protesta. Veprimet e dhunshme janë përgjegjësi dhe faj. Fillon faji individual dhe ata që e organizojnë protestën duhet të jenë garantues që pjesëmarrësit të mos bëjnë akte te dhunshme. 

Bushati: Nuk ka sesi të mos ketë një dorë të huaj! Ky vend, që e do kaq shumë Edi Ramën, s’mund të dilte kundër Ramës. Ka një dorë të huaj jo vetëm te protestuesit, por edhe në polici. Patjetër që ka dorë të huaj.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.