E premte, 16 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 1 orë më parë
Politikë

Gjinishi: Protestat janë produkt i arrogancës së kryeministrit

Pedagogu Ermir Gjinishi e cilësoi protestën që po zhvillohet në Tiranë dhe në disa qytete të vendit si produkt të arrogancës së qeverisë.

I pranishëm në emisionin “Të Paekspozuarit” të moderatorit Ylli Rakipi, Gjinishi tha se kryeministri Edi Rama sot është bërë fotokopje e Sali Berishës në vitin 1997.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Rakipi: Thuhet që kryeministri dhe ministri i Brendshëm thonë se ka shërbime të huaja?

Gjinishi: Protestat janë produkt i arrogancës së pushtetit. E dyta, reagimi i qeverisë ishte negativ. Qeveria i trajton kritikët si armiq. E treta, sa i përket reagimit të tij për protestën, ku flitet për shërbime, shërbimet e huaja mund të jenë të pranishme, por nuk janë ato motivi i kësaj proteste. Rama është bërë fotokopje e Berishës në vitin 1997. Në vitin 1997, Gazi Dede thoshte se kemi serbë, ndërsa ky thotë se kemi flamingo serbë. Por rrahjet e studentëve nuk i bëjnë shërbimet e huaja, por policët pa logo.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.