Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë.
Shoferi 20-vjeçar, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar i cili për pasojë ka humbur jetën.
“Rreth orës 21:00, në aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë, shtetasi T. S., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim.
/vizionplus.tv





