Pas shumë pritjesh, emocionesh dhe audicionesh plot surpriza, sot në mbrëmje nis udhëtimi magjik i talenteve shqiptare në skenën më të madhe të spektaklit!
“Albania’s Got Talent” rikthehet më i madh, më energjik dhe më befasues se kurrë, për të zbuluar zëra, kërcimtarë, magjistarë, aktorë, e çdo talent që Shqipëria ka fshehur deri tani.
Në jurinë e këtij sezoni do të shohim emra të njohur të artit dhe skenës shqiptare, të cilët do të kenë misionin më të vështirë, të dallojnë yjet e vërtetë nga mijëra ëndrra që ngjiten në skenë. Ata do të ndajnë emocione, do të prekin zemrat e publikut dhe, mbi të gjitha, do të frymëzojnë.
Realizimi i këtij spektakli bazohet në rregulla strikte, të cilave ju është nënshtruar edhe formati shqiptar.
Audicionet bëhen para një jurie, që ka të drejtë të kalojë ose të hedhë poshtë performancën duke shtypur butonin, në serinë e dritave të mëdha e të kuqe të skenës të shënuar me X .
Publiku do të ketë një rol vendimtar sepse talenti më i madh nuk fshihet dot! Kush do të jetë fenomeni i këtij sezoni? Kush do të fitojë zemrat e shqiptarëve dhe çmimin e madh?
Ky produksion i “Vizion Plus” premton se do të ofrojë performanca që tërheqin kërshërinë e teleshikuesit.
Pa kufij moshe, shqiptarët nga të gjitha trevat ku jetojnë, por edhe të artistë të huaj që pasi mësuan për audicionet në Shqipëri i janë bashkuar formatit, do të garojnë në disiplina të ndryshme.
Për të mos humbur asnjë prej këtyre interpretimeve magjike, “Albania’s Got Talent”, nën moderimin e Isli Islamit, ju lë takim sonte në mbrëmje, në orën 21.00 vetëm në ekranin e “Vizion Plus.”





