Gazetari Armir Shkurti, i ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, tha se kandidati opozitar për garën në Tiranë, Florian Binaj, po përdoret nga Partia Demokratike.
“Florian Binaj ka respektin tim si aktor dhe aktivist i shoqërisë civile, por në rastin konkret është duke u përdorur”, tha Shkurti.
Ndërkohë, avokati Gentian Rumano u shpreh se Partia Demokratike ka treguar pasiguri për zgjedhjet, pasi sipas tij, mos përfshirja e Jorida Tabakut dhe doktor Alimehmetit në garë tregon se opozita nuk e sheh fitoren si të mundshme.
“Flori, edhe nga ana ime, ka respekt. Por kemi Jorida Tabakun, e cila deklaron se nuk do të përfshihet në garën për Tiranën, dhe doktorin Alimehmeti, që menjëherë u tërhoq. Nëse flasim për figura që janë potenciale, janë këto, por nuk dëshirojnë të futen në garë. Kjo tregon një lloj pasigurie”, u shpreh Rumano.
/vizionplus.tv





