Në mbledhjen e sotme ( e enjte 25 shtator) të Këshillit të Ministrave u morën disa vendime, për lirim nga detyra dhe emërime në disa ministri të rëndësishme.
Një nga vendimet e sotme ishte shkarkimi nga detyra e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës, pasi 2 ditë më parë këshilli bashkiak votoi pro projektvendimit të propozuar për shkarkimin e tij.
Ndërkohë në mbledhjene sotme është emëruar në postin e zv.Ministres së Brendëshme, Silva Caka, ndërsa është liruar nga kjo detyrë Andi Mahila.
Gjithashtu një tjetër emërim ka ndodhur dhe në ministrinë e Shëndetësisë ku është emëruar si zv.Ministre, Eugena Tomini, ndëra është liruar nga detyra Mira Kapisyzi.
Vendimet e Këshillit të Ministrave
Edona Bilali emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Silva Caka emërohet zëvendësministër i Punëve të Brendshme
Eugena Tomini emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Andi Mahila, zëvendësministër i Brendshëm, lirohet nga kjo detyrë
Mira Kapisyzi, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, lirohet nga kjo detyrë.
Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë, shkarkohet nga kjo detyrë, me propozimin e Këshillit Bashkiak Tiranë, miratuar me vendimin nr.69, datë 23.9.2025





