Pas shkarkimit të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar gjatë një interviste në “Live në Mëngjes” në Vizion Plus, duke e cilësuar zhvillimin si një moment pozitiv për qytetin.
Sa i përket zgjedhjeve, ai rikujtoi se opozita nuk i njeh rezultatet, por megjithatë theksoi se Partia Socialiste në Tiranë ishte shumë afër kufirit të 50%.
Rama ka zyrtarizuar Ogerta Manastirliun si kandidate të Partisë Socialiste për kryetare të Bashkisë së Tiranës. Lajmi u bë publik gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, ku Rama tha se zgjedhja e Manastirliut është bërë pa dijeninë e saj të mëparshme.
Në reagim ndaj këtij zhvillimi, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se opozita ka potencial për të arritur një rezultat surprizues në Tiranë, sidomos nëse ka më shumë kohë për të zhvilluar fushatën.
“PS mori vetëm 48% në Tiranë. Kjo do të thotë se opozita ka potencialin për të fituar. Nëse gjejmë një kandidaturë të fortë, qoftë nga diaspora, shoqëria civile, apo brenda vetë PD-së, rezultati në zgjedhjet e ardhshme mund të jetë surprizue. “Ky është një synim i qartë për PD-në: Bashkia e Tiranës duhet të fitohet,” përfundoi ai.s.”





