Në fillimin e muajit Gusht të këtij viti, u njoftua përfundimi i punimeve në lotin e parë të rrugës së Dukagjinit. Por në 17 kilometrat nga Prekali e deri në Kir, situata mbetet kritike dhe kudo hasesh me rënie gurësh dhe gropa, që janë burim aksidentesh.
Banorët e Dukagjinit thonë se punimet e kryera janë pa cilësi dhe rruga është më keq sesa ishte përpara ndërhyrjes.
Rruga është e keqe thotë një turiste nga Izraeli, e cila ishte nisur drejt Thethit, ndërkohë nuk ishte në dijeni për bllokimin e rrugës në lotin e dytë.
“Një rrugë shumë e keq dhe e rrezikshme, por me një pamje fantastike të natyrës. Duhej kujdes kur nisje makinën, për të mos rrezikuar. Është hera e parë në Shqipëri dhe po shkoj në Theth, më pas në lumin e Shalës”, tha një turist.
Në lotin e dytë, Kir – Lotaj – Ndërlysaj, punimet janë ndërprerë prej disa ditësh për shkak të rënies së masivit shkëmbor. Bashkia Shkodër i ka bërë thirrje banorëve të Dukagjinit se rruga në segmentin Kir – Lotaj – Ndërlysaj, vijon të jetë e bllokuar.
Ndaj nuk duhet të lëvizin në këtë segment deri në përfundimin e ndërhyrjeve .
Rruga e Dukagjinit, që lidh disa fshatra, është një ndër akset më problematike në vendin tonë, ku ka pasur shumë viktima si shkak i aksidenteve rrugore.
/vizionplus.tv





