Këshilltarët e majtë në Bashkinë e Tiranës kanë depozituar mbrëmjen e sotme kërkesën për shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Ardit Hoxha në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. Hoxha tha se te PS janë shumë të kujdesshëm që të mos cenojnë asnjëlloj përlasjeje brenda vetes.
Sipas tij edhe pse Veliaj mund ta ankimojë shkarkimin e tij nëse ndodh në Gjykatën Kushtetuese, nuk ka për ta bërë.
Ndërsa për avokatin Bledar Dervishi, kjo tregon se pushteti vendor dhe partias nuk janë të ndarë nga njëra-tjetrën, pasi vendimi është marrë në selinë e PS.
Ndërkohë analisti Lita tha se ky është veprim i nxituar, duke ngritur pyetjen se po sikur Veliaj të shpallet i pafajshëm, çfarë ndodh më pas?
Pjesë nga biseda:
Hoxha: Tek PS kujdesen që asgjë mos çedojë dhe mos ketë asnjëlloj përplasjeje të brendshme partiake. Kjo është ajo çfarë ka ndodhur brenda në mbledhje. Një element tjetër është që edhe ata pak njerëz që mund të kishin dëshirë të flisnin publikisht, kanë eleminuar takimin në media. Ne kemi dokuminetin zyrtar që është depozituar në Këshillin Bashkaik të Tiranës, që i hap rrugën aspektit proceduarial për tu miratuar dhe më pas kryeministri Rama që të bëjë shkarkimin. Një ankimin në Gjykatën Kushtetuese mund të shtyjë këtë gjë.
Borakaj: Ka diçka që mund të shtyjë.
Hoxha: Unë jam i bindur që zoti Veliaj nuk do ta bëjë këtë gjë.
Borakaj: Pse e mendoni kështu?
Hoxha: Unë mendoj se politikisht askush nuk i ka dalë përballë zotit Rama.
Borakaj: A ka hapësira ligjore?
Dervishi: Po sighurisht. Mua nuk më pëlqen mënyra si po propozohet sot. Ky fakt nuk dihet se ka 3 muaj e një ditë që bëhet. Fakti më i dukshëm që ka rënë është ky. Këtë të dhënë e kishim që në Prill. Pse nuk u diskutua më herët ky projekt-vendim? Sepse kryeministri në Asamblenë e PS bëri me dije dhe kandidatit që do të jetë. Pra këtu ndarje mes partisë dhe pushtetit vendor nuk ka. Tani vijmë te ky akti këtu, që mesa duket do të ndodhë.
Lita: Ku e di Rama që Veliaj do të dënohet. Ai është i padënuar, ku e di Rama që do të dënohet. Po nëse Veliaj del i pafajshëm.





