Eksperti i IT-së, Gent Progni propozoi gjatë emisionit të Quo Vadis në Vizion Plus, krijimin e një drejtuesi të SPAK-ut me inteligjencë artificiale.
Sipas tij, një sistem i tillë, me akses në dokumentet shtetërore, do të kishte aftësinë të identifikonte abuzimet dhe pasuritë e pajustifikuara të zyrtarëve brenda pak sekondash.
Pjesë nga biseda:
Progni: Drejtësia mund të bëjë një inteligjencë artificiale, pra një drejtuese SPAK-u si Diella, do të ishte perfekte. Po jap një mendim si mund të zgjidhim Shqipërinë për një muaj. Mund të bëjmë një drejtues SPAK me inteligjencë artificiale, e cila ka akses në të gjithë informacionin që ka shteti shqiptar dhe për një muaj e lufton korrupsionin.
Borakaj: Si e bën?
Progni: Mjafton t’i japësh dokumentet.
Borakaj: Po nëse refuzojnë t’i japin dokumentet?
Progni: Unë them ta bëjmë me ligj, siç po bën Edi Rama një ministër, të bëjmë edhe një inteligjencë artificiale drejtues SPAK-u. Më beso, i merr tenderat, dokumentet, kush ka firmosur, si ka 15 shtëpi që nuk justifikohen me faturat dhe rrogën që ka, e bën në të qindtat e sekondës dhe të nxjerrë gjithë emrat aty që abuzojnë.
/vizionplus.tv





