Një 73-vjeçar plagosi me thikë bashkëshorten në banesën e tyre, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Policia njoftoi se ngjarja u shënua në rrugën “Manhatan” në Kamëz. Kur u njoftuan për ngjarjen, blutë e Kamzës shkuan menjëherë në banesë.

Por autori, kur i pa ata, tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes. Tentativa e tij ishte pa sukses sepse në fund u arrestua. E moshuara që u plagos ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *