Policia e Korçës shkatërroi një grup kriminal në fushën e kultivimit të narkotikëve që zhvillohej në fshatin Velcan.

Hetimi intensiv, nisi me regjistrimin e çështjes në Prokurori dhe mbajtjen nën vëzhgim të personave të dyshuar që porositën dhe po merreshin në terren me mbjelljen dhe kultivimin e bimëve të kanabisit.

Në këtë operacion janë arrestuar në flagrancë 7 shtetas dhe 2 u shpallën në kërkim, disa prej tyre të implikuar edhe më herët në kultivim dhe shitje droge.

 

  • Selman Bitaj, 40 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, (në rolin e organizatorit)

 

  • R.B, 17 vjeç,(kultivues)

 

  • Poliksen Haxhiraj, 25 vjeç, (kultivues)

 

  • Armand Pashollari, 30 vjeç, (kultivues)

 

  • Jani Ibrahimllari, 49 vjeç,(kultivues)

 

  • Vendim Fejzaj, 27 vjeç, (kultivues)

 

  • Ligor Fejzaj, 56 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, të cilit iu gjet dhe sekuestrua një armë tip “Shotgun”, pa leje (në rolin e rojes).

 

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

 

  • N.I, 36 vjeç,(organizator)

 

  • E.Ç, 26 vjeç, të dy të dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” (bashkëpunëtor në kultivim).

 

Në lidhje me këtë rast u bë ndalimi edhe i shtetasit Enver Pashollari, 59 vjeç, me detyrë Kryetar i fshatit Velçan, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke mos raportuar veprimtarinë kriminale të shtetasve të mësipërm.

 

Gjatë operacionit u dokumentua veprimtaria kriminale e ushtruar në territorin e fshatit Velçan, Njësia Administrative Gorë, në të cilin u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan një sasi bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *