Subscribe

Shqipëria ka dërguar drejt Italisë kontigjentin e dytë të bluzave të bardha për ti ardhur në ndihmë shtetit fqinj në luftën kundër COVID-19.

Nga aeroporti i Rinasit, mesditën e së hënës janë nisur drejt Italisë 60 infermierë për të dhënë kontributin e tyre për përballimin e situatës së pandemisë së koronavirusit.

Disa prej tyre janë të punësuar në institucione shëndetësore në Shqpëri, por ka edhe nga ata që nuk ishin punësuar ende.

Vendimi i tyre për tu regjistruar dhe për të shërbyer në spitalet e Italisë, shpesh herë është kundërshtuar nga familjarët e tyre për shkak të rrezikut të infektimit. Por ka edhe nga ato infermierë që kanë marrë edhe miratimin e familjes.

Kjo është ndihma e dytë që Shqipëri dërgon në Itali sa i takon bluzave të bardha ku më heret u dërguan 30 infermierë.

Italia ështën një nga shtetet më të prekura nga COVID-19 ku deri tani janë shënuar mbi 23 mijë viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *