Subscribe

Beteja me zjarret në vend vijon ende. Në Lezhë janë aktive disa vatra në njësinë administrative Kolsh, konkretisht ne fshatin Patalej. Nga informacionet e deritanishme, zjarri nuk rrezikon banesa, por flakët të favorizuara nga era jane përhapur në Veri-Lindje të fshatit. Forca zjarrëfikëse dhe ato te ushtyrise por edhe vullnetarë janë angazhuar për kthimin në normalitet të situatës.

 

Nisur nga terreni malor dhe me bimësi të dendur është kërkuar ndërhyrja nga ajri si zgjidhja e vetme e efektshme.

 

Problematike paraqitet situata edhe në vatrën e zjarrit në fshatin Flete, në bashkinë Fushë Arrëzit, pasi zjarri po përhapet me shpejtësi në drejtim të banesave. Ndërsa ministria e mbrojtjes njofton se ndërhyrja po bëhet me helikopter.

 

Në përmirësim raportohet gjendja në “Majën e Rrunës”, Laku i Mollave dhe Laku  i Thive, e Kukësit, ku zjarri paraqitet rrezik për shtëpitë.

 

Por, forcat operacionale kanë hasur vështirësi për shkak të tymit të krijuar nga zjarri në fshatin Thirrë të Mirditës, ku vijon puna për izolimin e vatrës.

 

Aktive janë edhe disa vatra në malin e Tërbunit, në fshatin Kacni dhe në Qafë Murrë.

 

Ndërkaq policia ka vijuar me arrestimet e personave të dyshuar si zjarrvënës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *