Gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë shënohen 551 viktima nga koronavirusi. Në total, numri i personave që kanë ndërruar jetë është mbi 19 mijë. 

Ndërkohë, regjistrohen gjithsej 182.816 të infektuar me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka informuar këtë të enjte se në 24 orët e fundit janë shëruar 3944 pacientë, duke e çuar në 74.797 numrin në total të personave që kanë fituar betejën me koronavirusin.

Deri më tani, në të gjithë botën regjistrohen më shumë se 2 milion të infektuar, ndërsa numri i viktimave e ka tejkaluar shifrën 135 mijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *