Një 43-vjeçar, i cili ngacmonte vajzat e mitura ka rënë pre e një kurthi në Greqi.

Mediat greke bëjnë me dije se 43-vjeçari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, i ka shkruajtur një vajze të mitur në rrjetin social Instagram, duke e ngacmuar dhe duke i kërkuar që të takoheshin nga afër. Vajza, menjëherë i ka treguar babait të saj, i cili përmes një plani të mirëmenduar, i organizoi kuthin.

Lexo edhe :

Related Posts

Babai i të miturës, i shkrojti 43-vjeçarit nga Instagrami i vajzës dhe i la një vendtakimi duke u shtirur sikur ishte ajo. Burri pranoi, por menjëherë sapo arriti në vendtakim, në një shtëpi në zonën e Pireut, aty ku edhe e priste “surpriza”, efektivët e policisë, të cilët e arrestuan menjëherë.

43-vjeçari ka treguar në polici se muajt e fundit u afrohej femrave dhe vajzave të mitura në internet dhe kryesisht përmes Instagramit, duke shfaqur sjellje të ngjashme, për të kënaqur dëshirat e tij seksuale.

Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe makinën e 43 vjeçarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar aksesorë seksualë, si dhe USB ku ruante bisedat me të miturat dhe pamje me përmbajtje erotike./vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *