Subscribe

Marrëdhëniet seksuale mes kirurgut 42-vjeçar Dervish Hasi dhe një minoreneje tronditën opinionin publik. Rasti u bë edhe më i rëndë pasi mjeku kishte dhe tre gra të tjera.

Kjo marrëdhënie poligamie shkaktoi një debat të gjerë në opinionin publik, ku të shumtë ishin ata që “kryqëzuan” fenë myslimane, ndërkohë që sipas vetë praktikantëve të Islamit (Paqes), rasti në fjalë nuk ka aspak lidhje me atë se çfarë predikon myslimanizmi në Shqipëri.

Lexo edhe :

Related Posts

Për të folur mbi këtë ngjarje sensitive, teologu Ilir Curri i ftuar në studion e “Vizioni i Pasdites” të moderatores Brikena Prifti në Vizion Plus, theksoi se kjo ngjarje nuk ka aspak lidhje me atë se çfarë Zoti ka transmetuar në librin e shenjtë Kuran-in.

Sipas tij në Kuran nuk urdhërohet martesa me 2 apo më shumë gra, dhe se askush nuk duhet të ngatërrojë lejimin me urdhëresën.

Ai theksoi se lejimi i martesës me më shumë se një grua në Kuran bën fjalë vetëm për raste specifike.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Si e gjykoni rastin?

Ilir Curri: Falënderimet i takojnë Allahut Zotit të Botëve. Duhet të kuptojmë diçka, shoqëria jonë në këndvështrimin fetar është një shoqëri në tranzicion të vazhdueshëm për tu pozicionuar kundrejt vlerave që kanë të bëjnë me moralin. Në këtë aspekt po shohim që të rinjtë dhe të rejat nëse në dekadën e mëparshme numëroheshin me gishtat e dorës njerëzit në xhami, sot kemi shumë që hyjnë në xhami. Të rinjtë dhe të rejat që hyjnë në Islam, në një shoqëri që kanë problemet e veta, shumë prej tyre synojnë t’i përdorin aspektin fetar për të plotësuar disa pjesë të epsheve të veta, kjo është negative, pozitivja tendenca e rinisë, për të ndërtuar jetën në bazë të rregullave të përcaktuara në Kuran.

Brikena Prifti: Rastin si e ka parë?

Ilir Curri: Edhe pse nuk kam shumë informacion, në shumë raste e kam konsideruar tek lajmet bombastike, kam parë një denigrim të plotë të figurës së mjekut.

Brikena Prifti: E padrejtë?

Ilir Curri: Unë nuk mund të bëj rolin e kadiut, Kur shoh aty abuzim me të mitur, kjo nuk ka asnjë lloj kulture,a snjë lloj feje. Apo kur bëhet fjalë për poronografi askush nuk munad ta legjitimojë, ajo mbetet amorale m dhe e dënueshme, në të kundëret çështja kthehet tek princimin i poligamisë.

Brikena Prifti: Është e ndaluar në Shqipëri.

Ilir Curri: Islami e ka përcaktuar qartë dhe është në përputhje me logjikën e njeriut kur Zoti krijoi Ademin, krijoi edhe Havanë, nuk kemi Kristin e Ademit dhe 3-4 Havave. Islami është një burrë një grua, jo burrë burrë, jo grua grua. Pjesa tjetër, ato përjashtimet martesa me më shumë se një grua ka të bëjë me veçori specifike. 99% e njerëzve janë të martuar një burrë një grua.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *