Klajda Gjosha është e bindur se 25 prilli 2021 do të jetë revolucion dhe Rama nuk do të jetë më kryeministër.

Ish ministrja e Integrimit ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit në Vizion Plus ku deklaroi se LSI do të futet në zgjedhje pavarësisht nëse do të lejohen apo jo koaliconet parazgjedhore apo pavarësisht sistemit të listave të kandidateve për deputet.

 

“Cfarëdo sistemi, me koalicione, pa koalicione, me lista të hapura apo të mbyllura, sido të jetë sistemi, 25 prilli do të jetë revolucion për Shqipërinë dhe shqiptarët. LSI do të shkojë në zgjedhje dhe do ti fitojë zgjedhjet, të jeni të bindur për këtë, u shpreh për emisionin 7 pa pesë, Klajda Gjosha.

 

Zyrtarja e LSI e mbështeti bindjen e saj për rotacionin politik në dy drejtime.

 

“Të jeni të bindur që LSI do të vijë në pushtet. Një pjesë të rotacionit e ka bërë më të lehtë z.Rama me pakënaqësinë e madhe që ka krijuar dhe një pjesë të punë e bën opozita cdo ditë duke takuar qytetarët të cilët degjojnë alternative tonë qeverisëse”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *