43 dite pas rastit te pare me koronavirus Shqiperia numeron sot 584 qytetare te cilet jane prekur nga Covid 19. Ministria e Shendetesise ka njoftuar se ne 24 oret e fundit  jane testuar 233 persona dhe kane rezultuar pozitive 22 qytetare.

EUGENA TOMINI

INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK

Nga rastet e reja 3 janë në Shkodër, 2 raste në Tiranë. Ndërkohë vijon hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i kontakteve në vatrën e Krujës ku kanë rezultuar pozitivë 5 persona dhe në Kurbin ku kemi 12 raste të reja.  

Nderkaq jane sheruar 13 persona duke e cuar numrin e qytetareve qe tashme e kane kaluar infeksionin ne 327.

Aktualisht në vendin tonë janë 231 persona të infektuar aktivë. Përqindja e të shëruarve është më e lartë krahasuar me të infektuarit aktivë dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave.

Situate ne spitalet covid mbetet e stabilizuar, 44 paciente jane te shtruar ne keto dy spitale, dhe dhjete prej tyre ndodhen ne terapi intensive.

Sipas Ministrise se Shendetesise numri i pacienteve ne spitale eshte shifra qe tregon se situata eshte nen kontroll pavarsisht luhatjes së numrave ditorë të zbulimit të rasteve te reja.

22 RASTE TE REJA ME COVID 19

ZGJEROHET HARTA E TE PREKUREVE NE KRUJE E KURBIN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *